Fleckenstein: Mbështesim Metën në përpjekjet për të gjetur zgjidhje

Dita

Raportuesi i Parlamentit Evropiani Knut Fleckenstein ndodhet në një konferencë për median pas takimeve të ndara që zhvilloi me tre liderët kryesore të politikës shqiptare.

“Jemi në Shqipëri për të krijuar një panoramë të situatës. Së bashku me Kukan kemi nxitur palët për kompromis”
Në Bruksel është rënë dakord me propozimin e PD për vetingun. Është rënë dakord me propozimin e PD me mekanizmin 6+6. Ne mbështesim Metën në përpjekjet për të gjetur zgjidhje. Zgjidhje e pranueshme për palët mbi bazën e propozimit hibrid”, tha Fleckenstein.

“Po vjen ora e së vërtetës dhe ne duam të shohim se kush është pro dhe kush është kundër reformës në drejtësi”, tha ai.

Eurodeputeti tha se drafti që ndodhet në tryezë, e që në seancën e së enjtes do të hidhet për votim, është i pranuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ndaj pret që Kuvendi ta votojë atë.

“Shpresojmë në një vot pro reformës dhe do të donim që liderët të gjenin një kompromis, qoftë edhe të minutës së fundit”, tha Fleckenstein.

Si zgjidhje të fundit, Flekcenstein propozon që për fatin e kësaj reforme të vendosin qytetarët.

“Nëse politikanët nuk bien dakrot, atëherë le të shkohet në referendum”, tha ai.

Share This Article
1 Comment
  • Pse nuk Cuate ne. Referendum per lignnin e prone?????
    Al aligj nuke do sjell qetsi ads drjentesi.
    “pse nuke bete referendum kur Ps. Mori mihaxhdinet s paku populli Ta dinete???.
    Po pse Europak ven kushte shqiptarve????
    Serbia nuke done te hyjne. Ne Europe e I luteni
    Grecian don te dalin NBA Europa ju derdhni miljona e milkda euro per greqine.
    Piune e madhe cfar ka fituar shqiperia koeria NBA Europa,vaferi,munges sigurie,paqe,qetsie ngritje migracioni.ate fajlen hibride askush NBA juristet nuke ja dine fundin,poppulli kujton qe voton per d r e j t e s I ??.
    Vet fjala hybrid tregon perzierje ne CFar drejtim.ju Europe me kperprav duhet benjhi referendum per ndryshim k u s h t e t u t e.pa ndryshuar lignin qe prone te shkojn ten pronari. Nuke ka drejtsi,liri,demokracbi,liri. Cfado reformed te beni prona duet shkojn teak primary.ram nuke befit vje.nano Jo,bdrisha no.prone sent nag sipase ligjit partise per simparizantet,diku sipas kanjnit dike sipas ligjit qe tama ii prishi den ato.vjedhja eshte ne administrate.me kollaj exit te pastrohet administrate se Sa te shrohen Candace e fillojn nj dyndje masked ne dyer e gjykates hibrihde..
    Nuke kuptohet do krijohet NgA Europa drejtoria e kuadrit drejtsin e shqiiperise.???? Atehere ka nderhyrje ne punt e brenshme me deshiren e partive e parlamentit me kushte-kushtezuare.
    Kjo eshte per European. Koministe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *