Fleckenstein përshëndet “dekriminalizimin”: Tani të zbatohet

Saimir Lleshi

Raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka përshëndetur miratimin e ligjit për dekriminalizimin. Ai thotë se shpreson që ligji të zbatohet në terren.

“I lumtur që Komisioni votoi për këtë projektligj. Tashmë pritet zbatimi, hapa të mëtejshëm drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Fleckenstein.

Ligji në fjalë u miratua gjatë ditës së sotme nga mazhoranca dhe opozita që është konsensusi i parë i arritur midis dy palëve në këto dy vite. Ligji parashikon që të gjithë ata që kanë të shkuar kriminale të largohen nga institucionet publike. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • i lumtur qe votoi komisioni thote zotnia…..te zbatosh ligjet e shtetit, dhe kushtetuten eshte lumturi.
    shikoni ku jemi katandis.vend i mare fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *