Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, po zhvillon një takim me komisionet parlamentare, ku ka folur për një sërë çështjesh.
Ai i bëri apel Parlamentit të Shqipërisë që të punojë me intensitet për çështjet e rëndësishme dhe përparësitë që ka Shqipëria.
Fleckenstein theksoi se reforma në gjyqësor mbetet përparësi kryesore për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit.
“Reformat në sistemin gjyqësor duhet të jetë e thellë dhe profesionale. Duhet të krijoni një sistem gjyqësor që nuk është i prekur nga influenca politike”, theksoi ai.
Fleckenstein shton se kjo reformë do të luftojë korrupsionin si dhe do të sjellë një tjetër klimë për investimet e huaja në vend.
Duke folur për bashkëpunimin, ai theksoi se procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm për rajonin, ndërsa dialogu midis këtyre vendeve është shtuar.
Në këtë këndvështrim, Fleckenstein u shpreh se Parlamenti Evropian dhe institucionet e Bashkimit Evropian do të mbështesin fort Ballkanin Perëndimor në proceset integruese. /Dita/
