Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein thotë se reforma në drejtësi mbetet pika kyçe për hapat e mëtejshëm të integrimit.
Gjatë një interviste për DW, ai thekson se po përpilon një raport për arritjet e deri më tanishme nga ana e Shqipërisë, duke shtuar se pa i përmbushur kriteret e vendosura, Shqipëria nuk mund të kalojë në procesin e çeljes së negociatave për anëtarësim.
“Nuk mund ta kuptoj se si Shqipëria do të mund të bindë 28 vendet e tanishme anëtare të BE-së që të bëhet anëtari i 29 i tij, nëse nuk do të ketë një gjyqësor funksional pa ndikimin e korrupsionit dhe të politikës dhe që të garantojë sundimin e ligjit në vend”, theksoi ai.
Fleckenstein shprehet se shqetësimi kryesor në Shqipëri është çështja e pronës. “Gjatë vizitës sime të fundit në Tiranë, si shumica qeverisëse ashtu dhe opozita nënvizuan rëndësinë e reformës në drejtësisë. Të dyja duken plotësisht të vetëdijshme se do të mbajnë përgjegjësi para votuesve të tyre, nëse nuk kanë sukses në realizimin e reformës. Ndaj besoj se do të jetë e mundur që të miratohet reforma vitin e ardhshëm”, thekson.
Raportuesi deklaron se zbatimi i reformës në drejtësi do të kërkojë vite. “Reformat e tanishme janë reformat më sfiduese dhe përfshirëse, të cilat nuk do të jetë e mundur të bëhen brenda natës. Në të vërtetë, një reformë e suksesshme në gjyqësor do të kërkojë vite për t’u zbatuar plotësisht. Ajo që është më e rëndësishme është që qytetarët shqiptarë të jenë në gjendje që të ndjejnë ndryshime pozitive në jetën e tyre të përditshme”, tha gjithashtu.
Lidhur me dekriminalizimin, Fleckenstein thotë se shpresonte që do të gjendeshin mekanizmat që persona me precedentë të mos mund të zgjidheshin. “Duke përfaqësuar popullin është një nder dhe një detyrë dhe jo një model biznesi, apo një mënyrë për t’i shpëtuar hetimeve”, tha gjithashtu.

Nese ka nje pike super te rendesishme qe Shqiperia duhet ta kishte plotesuar para kerkeses per futje ne BE ishte pikerisht kjo.Por PD dhe Berisha nuk mund ta benin kete se u prisheshin te gjitha mundesite e grabitjes,vrasjeve e korrupsionit,pra indirekt rezulton se nuk donin te hynim ne BE sepse per ta ajo do ishte DESHTIM e jo fitore.Per shqiperine dhe shqiptaret benin sikur u dhimbte shpirti,por ishte opozita qe pengonte.Pse nuk bashkepunon tani e ta permbushin edhe kete pike?!..Sepse kjo do te thote rrenim i asaj “keshtjelle” qe ngriten per 24 vjet.Vetem me njeanshmeri dhe kokfortesi e majta mund dhe duhet ta kryej reformen ne DREJTESI nese eshte vertet e interesuar ta kryej.
SI MUNDET TE NA BINDENI JU ,I DERGUARI I EUROPES NE QYTETAREVE TE EUROPES, SE KETU NE BE, KENI GJYGJSOR FUKSIONAL E TE PAMVARUR. A E DI TI SE DHE ANDEJ NGA VJEN TI LIGJI BENE FAJTOR ATE QE NUK PAGUAN E JO ATE QE KA TE DRETE. MOS U HIQNI SIKUR VINI NGA NJE TJETER PLANET,E NA BENI MESIM E PROPOGANDE. TE DREJTE KA GJITHMON AI QE PAGUAN, NE SISTEMIN KAZINO.
Jo more djale mos bej krahasime. Ne vendet e zhvilluara nuk te vjedh njeri pronen ne mes te dites, nuk te poshteron ne gjykate ku nese ke te drejte mbase mund te vonoje por e drejta jote arrin. Tek ne fjala te kesh te drejte kupton qe nese nuk ke pare e hymbur gjygjin dhe te drejtat e tuaja jane ne xhepin e gjykatesve qe bejne politiken e qeverise ne ju japim pasuri ju mbyllni syte se pa ne merrni fund ekonomikisht. Pa dashje je duke i bere nje asist MASHTRUESEVE ME TE NDYRE QE NJEH EUROPA DHE JO KOT PO TA THEKSON Fleckenstein. Mbas disa koheve do behen pishman qe nuk e kane ndare SHQIPERINE. GJE QE MUND TE NDODHE NESE NE NUK SHKATERROJME SISTEMIN GJYGJSOR DHE POLITIKEN NDAJ POPULLIT
Kjo pyetje ka kohe qe behet por ne shqipri, pornuk gjen zbatim, se gjyqsorin e ka kap Mafia per Fyti dhe gjyqsori und do tja dije per EUROPEN. Sa kohe njerzit e Drejtesise te kene te drejte per te ikur ku te te duan dhe te zhvatin sa te duan Populline tyre.
Ju keni perkrahur ate qe polli gjyqtaret e plepave si BE prandaj keto jane pasoja te mish-peshkut tuaj prandaj mos lani duart tani… se i bie qe nxirrni alibi per te na lene jashte BE nderkohe qe entuziazmoheni nga serbia qe ka bere tre luftra ne 10 vjet.
Europa ka nje qellim konkret: mbatjen e Ballkanit si vende me varesi gati kolonialiste. Qe te kete mundesi te kete nje bahce per lojrat e veta dhe per te ngritur projekte leket e te cilave do i mbajne po vet. S’ka vullnet europian per ZHVILLIMIN Ekonomik, te ketyre vendeve. Qe eshte guri themelor per demokracine funksionale dhe stabilitet. Thjeshte duan te mbajne nje “status quo” qe keto vende as mos te zhvillohen shume, por dhe mos te jene gropa dhe tu dalin nga zinxhiri. Kjo eshte gjithe qellimi qe kane patur, i cili po i rreshqet nga duart, bashke me driteshkurtesine klasike europiane, qe zakonisht bazohet tek thenia : larg nga menderja ime.
Keta birbot e Europes e dinin shume mire qe Berisha vodhi zgjedhjet ne 2009 dhe kur opozita kerkonte te hapeshin kutite dhe te behej transparence( nuk me plas fare per PS) nderkombetaret luanin kodoshin dhe mbasi bene nje spektakel ne KROKODIL i thane kriminelit te serbise dhe hajditit te floririt – vazhdoni punen se na keni ne qe ju mbrojme,
CFARE GJYQESORI KERKON KY ZARBE? kUSH E LE GJYQESORIN TE FUNKSIONOJE?
Rilindasi prej letre ( per kete pune u votua masivisht) do duhet te bente ate qe e bejne burrat qe hyjne ne histori (per mire, se ashtu per te keqia ne histori kemi dhe serbin e shpellave te tropojes). Ai nuk po ben gje tjeter po luan zvaranikun qe jargavitet dhe perpiqet te rrjepe ate qe ka mbetur.
Ti shoku merr ato djetat se prandaj e doni nje vend me probleme si Shqiperia, se perndryshe do shkonit tek Blendi Klosi i shtetit tuaj dhe do kerkonit pune …
THUA MORE THUA,
POR KUJT I THUA???!!!!!!
PRIT SE ILIR META ME NASIP NACON DO TA BEJNE REFORMEN E DREJTESISE.
HAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHA