Kryetari i Bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhi, i cilëson të turpshme akuzat e Partisë Demokratike në drejtim të tij në lidhje me formularin e dekriminalizimit.
Në një intervistë për “Panorama”, kryebashkiaku i Kurbinit deklaron se emrat e shënuar në formularin e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë përdorur prej tij në kohën kur ka qenë ende fëmijë.
Sipas Bardhit, bëhet fjalë për vitet 1992-1993, kur si emigrant në Itali është ndaluar disa herë nga policia italiane për çështje dokumentacioni dhe ka dhënë identitete të rreme.
Kreu i Bashkisë së Kurbinit shprehet se historia e tij është e njëjtë me atë të shumë shqiptarëve që kanë emigruar në vitet 90’, kur për mungesë të dokumentacionit janë detyruar të jepnin emra të rremë për të mos u kthyer në Shqipëri.
KQZ-ja ka publikuar dy ditë më parë formularët e dekriminalizimit për të zgjedhurit vendorë. Si qëndron e vërteta e gjeneraliteteve që ju keni deklaruar se keni mbajtur më parë?
Unë nuk marr dot përsipër atë që PD-ja kërkon të më implikojë me patjetër. Është e pamundur që unë të jem i dënuar në Itali apo në Gjermani sepse duan ata. Unë ato emra që kam plotësuar në formular janë pa dokumentet përkatëse. Unë kam qenë 18 vjeç kur i kam dhënë ato emra, jam ndaluar si të gjithë shqiptarët në Europë. Kam dhënë ato emra. Më kanë kapur sërish pas 2 apo 3 muajsh, më kanë thënë si e ke emrin edhe i kam dhënë një tjetër emër sepse, nëse do të më kapnin, do të më kthenin në Shqipëri.
Pas publikimit të formularit tuaj të dekriminalizimit, PD-ja ka reaguar zyrtarisht lidhur me të dhënat që ju keni dhënë për çështjen e ndryshimit të emrit. Si i keni pritur komentet?
PD-ja po e keqpërdor, por nuk dëshiroj të merrem shumë me ta. Janë gjëra të lodhshme, të pavërteta dhe të turpshme. Unë nuk mund të deklarohem i dënuar sepse kështu kërkon Partia Demokratike. Kam qenë 18 vjeç, kam qenë një fëmijë kur jam ndaluar në tren. Bëhet fjalë për vitet 1992-1993, nuk kishim dokumente dhe jepnim emra të ndryshëm dhe më pas na sillnin në Shqipëri. Dokumentet përkatëse nuk i kishim. Bëhet fjalë për ndalime në shtetin italian.
Do të ndërmerrni ndonjë hap ligjor ndaj këtyre akuzave të ngritura ndaj jush nga PD-ja apo do t’i cilësoni si deklarata politike?
E kuptoj që mund ta përdorin këtë çështje politike, por të flasin mbi gjëra që janë reale dhe të vërteta. Nuk jam kundër që ata të bëjnë politikë, por jo të bëhet politikë me shpifje, sepse kjo është e turpshme.


Sikur dr. Halim Kosova te kish perdorur 4 emra dikur, Erionka Velia do kishte llapur 4 here me shume se PD sot. Hajde tani, ky derdimen kur fallsifikon emrin e vet c’pret me dokumentat e Bashkise.
Politikane , qe kane gjetur parajsen financiare ne Shqiperi , tallen me hallet e medha te emigracionit problematic te viteve 90 . Jane qendrime kriminale ndaj emigranteve , qe disa here kane qene te detyrar te thurin legjenda , per t’u paisur me dokumenta , per te mbijetuar , kur politikane mistrece , me privatizime dhe firma piramidale u pasuruan , nga djersa e ketyre emigrabnteve fatkeqe . Me paret e tyre bene pasuri te korruptuarit dhe pseudobizesmenet hajdute . Krimet ne emigracin duhet te konsiderohen , kur te analizohen nga nje gjykate shqiptare , jo per t’u ndryshuar , por per te pare se perse kane ndodhur . Shume mire ka bere , qe ka ndryshuar emra . Kjo mund te jete kriminale , per ne ate vend , por jo per ne , qe jemi te interesuar , qe njerzit te behen me letra . Kriminelet me kullaro , gjuajne per te gjetur krime ne emigracion . Lereni emigracionin t’u sjelli para , qe te keni se c’te vithni . Gjeni dhe gjykoni krime te brendshme , qe I keni me teperi . Ligji mbi dekriminalizimin , mbron vjedhjen dhe krimin brenda vendit . Turp , per ata qe e zbatojne . Me qe arriti deri ketu , kaloeni ne heshtje . Habitem si e kane mbeshtetur te huajt .C’eshte kjo lloj llogjike ! I. Foto