Flet avokati i Ismail Morinës: Çështja do rishqyrtohet nga fillimi. S’ka ekstradim

Gazeta Dita

Avokati i Ismail “Ballist” Morinës, personi që ngriti dronin në Beograd gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, thotë në një intervistë për “Top-Channel” se çështja e ekstradimit do të rishqyrtohet.

Sipas tij, nuk do të ketë ekstradim të Morinës nga Kroacia në Serbi, përkundër vendimit të Shkallës së Parë atje. “Rikthehet nga fillimi çështja e Ismail Ballist Morinës. Do të rishqyrtohet edhe njëherë nga fillimi, ndërkohë që nuk do të ndodhë asnjë ekstradim.

Vazhdon beteja ligjore, paralelisht edhe procedura e azilit që ka kërkuar Islmail Morina”, tha Darko Butigan. Ndërhyrja shqiptare nuk bëri punë, gjykata vendos për ekstradimin e “Ballistit” Ismail Morina duhet të ekstradohet në Serbi.

Ky ka qenë vendimi i dytë i dalë sot nga Gjykata e shkallës së parë në Dubrovnik, e cila edhe rreth 3 javë më parë kishte dhënë një vendim të ngjashëm rreth “Ballistit” që është i arrestuar në Kroaci.

Por Gjykata e shkallës së parë në Dubrobvnik ka vendosur të zbatojë ekstradimin drejt Serbisë, ku Morina akuzohet për nxitjen e urrejtjes mes kombeve dhe feve. Sipas familjarëve të Morinës, ky vendim do të apelohet për të dytën herë në Gjykatën e Lartë, brenda tre ditëve, për rishqyrtim.

Ndërkohë, Ismail Morina ka bërë kërkesë edhe për azil politik, një tjetër masë e marrë nga përfaqësuesit ligjorë të tij për të bllokuar ekstradimin në Serbi.

Share This Article
2 Comments
  • s’eshte morina, autor i kesaj maskarade . eshte “orientimi” islamik i berishes, pas 90-tes, i disa “nacionalisteve” te tipit lab, te kohes se enverit dhe KRYETARIT te partise se “pronareve”….. kafshes SABRI GODO . pastaj turma “kombetare”, operon vete . duke share te gjithe kombet e krishtera te ritit ortodoks, per t’u “ngazellyer” me islamin e tyre te “dashur”, trashegim nga gjysherit “pellazge”, te bythqiruar nga sulltanet osmane .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *