Flet babai i efektivit të arrestuar: Ja pse e grabiti taksixhiun

redaktor

Eduart Budini, efektivi i FNSH-së i prangosur dje për grabitjen me armë të një taksisti, jeton në Këlcyrë dhe gjendja e tij ekonomike është e vështirë, përfshirë edhe problemet familjare që ai ka, pasi ishte në proces ndarjeje me gruan.

Për gjendjen e policit, flet babai i tij, Feti Budini, i cili për gazetën “Panorama” tha se ai kishte aplikuar edhe për t’u bërë pjesë e repartit RENEA, por nuk kishte arritur.

I ati tregon se ai është i ardhur në Këlcyrë nga fshatrat e thella të Përmetit dhe jeton aty prej disa vitesh së bashku me familjarët e tjerë.

Feti Budini, i ati i Eduartit, tregon se djali i tij ka qenë korrekt me shtetin dhe kurrsesi nuk do ta ndërmerrte një hap të tillë të dënueshëm. Ai nuk përjashton asgjë, ndonëse i vjen keq që i biri i tij është shndërruar në një person të rrezikshëm.

Eduart Budini, 30-vjeçari që u ndalua dje në Gjirokastër për llogari të Policisë së Tiranës, pasi dyshohet të jetë autor i grabitjes së taksistit H. H., është punonjës i repartit FNSH të Fierit.

Ai është i martuar dhe baba i një vajze të mitur. Punonjësi i Policisë në Repartin e Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, ishte i emëruar me detyrë në Dragot të Tepelenës. Budini, nga qyteti i Këlcyrës, pjesë e Policisë së Shtetit, ka shërbyer si pjesë e Sektorit të Komandove në Forcat e Armatosura i rekrutuar në Policinë e Shtetit dy vite më parë.

Feti Budini
Feti Budini

Share This Article
6 Comments
  • Zoti kryeredaktor!
    Kam respekt per gazeten DITA,por shkrime pa asnje kuptim dhe lidhje si ky me siper e ulin imazhin e gazetarit tuaj!
    Titulli na ndjell te lexojme arsyen pse polici e grabiti taksistin,ndersa ne shkrim,jo vetem nuk thuhet asnje germe per kete qellim,por radhitja e ca te dhenave behet sikur kete shkrim e ka bere nje nxenes filloreje ne hartim!
    U MBARS MALI dhe polli nje MI-i themi ne nga anet tona!
    Ne se jeni keq per gazetare,ju propozoj une qe bashke me ca pensioniste mund t’u ndihmojme part-time duke ju pergatitur materiale me me vlere se ky i mesipermi!

  • He mo zoti gazetar stazhier,pse nuk na e rrefen se cfare te ka thene babai i policit per arsyen e grabitjes se taksistit?
    Titullin e ke bere bombastik,por shkrimin e ke mbushur me lojra fjalesh!
    Apo mendon se lexuesit te DITA-s jane ca fshatare qe nuk dine te lexojne??

    • po e thotë fare mirë or taj!
      “ishte në vështirsi financiare”për këtë grabiti taksistin,jo taksixhiun!shumë mirë ka bërë!!taksistat janë të gjithë miliarderë dhe dalin me taksi kështu për qef të tyre!thjeshtë nuk dinë çtë bëjnë tërë ditën!!bile ata paguajnë që njerëzit të hipin në taksitë e tyre!!skam pa ndonjë taksist që të jetë në gjëndje të vështirë si ky djali!!
      ky është absurditeti i të bërit gazetari me injorantë,akalamaj kopshtesh ose debila të rekomanduar nga debili që drejton shqipërinë!!

  • Ne kete rast policia e Tahirit eshte dukur shume qesharake ne paaftesine e saj per te identifikuar nje efektiv te saj. Eshte dashur ndihma e publikut qe te zbulohet se ky paska qene pjese e policise

  • Bandit i urryer , mbeturina te kohes se osmanllinjve , te misheruar ne pashane me mizor Ali pashe Tepelena .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *