Flet djali i gazetares së vrarë: Qeveria mafioze është fajtore

Leda Hysa

I biri i gazetares nga Malta Daphne Caruana Galizia  e cila u vra dje në një atentat me bombe në makinën e saj, ka reaguar pas humbjes së mamasë së tij.

Daphne Caruana Galizia, 53 vjeç, u vra të hënën në një shpërthim pak pasi kishte dalë nga shtëpia në Bidnija, afër Mosta. Ajo njihej për shkrimet në të cilat i akuzonte për korrupsion politikanët e rëndësishëm.

Në një postim në facebook, Matthew Caruana Galizia, thotë se nëna e tij u vra sepse qëndronte mes sundimit të ligjit dhe atyre që kërkonin ta shkelnin atë, si shumë gazetarë të fortë.

Ai tregon momentin e shpërthimit të makinës, dhe përpjekjet e tij për të shpëtuar të ëmën, ndërsa fajëson autoritetet për vdekjen e gazetares që publikoi skandalin e Panama Papers.

“Nëna ime u vra sepse qëndronte mes sundimit të ligjit dhe atyre që kërkonin ta shkelnin atë. Por ishte gjithashtu në shënjestër sepse ishte e vetmja që po e bënte këtë. Kjo ndodh kur institucionet e shtetit janë të paaftë, personi i fundit që ka ngelur në këmbë, shpesh është një gazetar. Dhe kjo e kthen në personin e parë të vdekur.

Nuk do ta harroj kurrë vrapin në ferrin e fushës, duke u përpjekur të kuptoj një mënyrë për të hapur derën, në krah të veturës ku ende pëshpëriste, duke bërtitur me dy policë që kërkonin të përdornin një pajisje për fikjen e zjarrit. Ata më shihnin. “Më vjen keq, nuk mund të bëjmë asgjë” më tha njëri prej tyre.

Pashë përreth dhe pashë pjesë të trupit të nënës sime rreth meje. Kuptova se ata kishin të drejtë, ishte një gjendje e pashpresë. “Kush është në makinë?” më pyetën. “Mamaja ime është në makinë. Ka vdekur. Ka vdekur për shkak të paaftësisë suaj”. Po, paaftësia dhe neglizhenca që rezultoi në dështim për të parandaluar atë që ndodhi.

Më vjen keq që jam kaq i qartë, por kjo është pamja e luftës, dhe ju duhet ta dini. Nuk ishte një vrasje e zakonshme, dhe nuk ishte tragjike. Tragjike është kur dikush vrapon nga një autobus. Kur ka gjak dhe zjarr rreth jush, kjo është lufta.  Ne jemi një popull në luftë kundër shtetit dhe krimit të organizuar, që është bërë i padallueshëm.”

Kultura e mosndëshkimit është lejuar të lulëzojë nga qeveria në Maltë. Është paksa ngushëllim për kryeministrin e këtij vendi të thotë se ai nuk “do të pushojë” derisa të gjenden autorët e krimit, kur ai drejton një qeveri që inkurajon të njëjtin mosndëshkim.

Djali i gazetares fajëson Prokurorinë, një listë të gjatë komisarësh policie që nuk ndërmorën asnjë veprim, “Ju jeni bashkëpunëtorë. Ju jeni përgjegjës”, shkruan Matthew Caruana Galizia.

Share This Article
2 Comments
  • Gjithandej, qeveritaret, shumica te pakten, behen milionere e ta pret mendja, si…
    Me mire nje mbret se nje qind mbreter cdo kater vjet…

  • Krimi nuk ka as ngjyre,as fe dhe as komb!
    Kush mendon te kunderten,thjesht po bene hileqarin.
    Ne momentin qe krimi has ne rezistence,do filloje te turfulloje,te uleras dhe te vrase ke ti dali perpara.
    Kur them ke ti dali para,jo nga populli por nga qeveria dhe sistemi i drejtesise.Kuptohet qe ata dine ta bejne mire identifikimin e personit qe i “shkel ne kallo” dhe kur vjen puna ketu,ata nuk ja kursejne jeten askujt!
    Kenaqen me shpirtrat qe largojne nga kjo jete,a thua se jeten e atyre fatkeqeve e krijuan po ata kriminele.
    Sot duhet nje lufte frontale ndaj te keqes me te madhe:
    -ndaj KRIMIT!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *