Flet drejtori i policisë kriminale/ Si nisi sherri për kanabisin që la dy të vdekur në Malësinë e Madhe, kjo është e vërteta

time

Tonin Vocaj, drejtori i departamentit të policisë kriminale rrëfeu mbrëmjen e sotme detajet nga hetimet si nisi sherri mes tre të rinjve në Malësinë e Madhe ku më pas Daniel Pepaj ekzekutoi Klement Pepajn dhe Vilson Çutajn pas konfliktit për kanabisin.

Vocaj konfirmoi se ngjarja ka ndodhur për shkak të kanabisit. Viktimat kanë pretenduar se janë vjedhur nga autori  i dyshuar i vrasjes, Danjel Pepaj i cili është shpallur në kërkim. Vocaj ka treguar se Danjel Pepaj nuk e ka pranuar këtë akuzë nga dy kushërinjtë e tij.

Faktin se përse arritën 5 ditë me vonesë në vendin ku u gjetën viktimat, ai e justifikoi me motin e keq.

Kjo vrasje ka ndodhur nga konflikti për kanabisin, që viktimat kanë pretenduar se ua ka vjedhur autori. Viktimat e kanë shtrënguar autorin për ta vendosur përpara përgjegjësisë për t’u kthyer sasinë e vjedhur. 

Meqenëse autori në bashkëpunim me babanë kishte kultivuar parcelat, ju ka thënë viktimave se unë do ua kthej këtë sasi. Megjithëse ai, nga deklarimet e vëllait, nuk ka pranuar se ua ka marrë. 

Në shoqërinë e vëllait të viktimës shkuan në fshatin. Vëllai i viktimës njoftoi policinë. Vëllai e çoi policinë te vendi që i zbriti nga makina. Më pas autori dhe dy viktimat shkuan te mini-parcelat. Çështja tani është këtu. 

Ju nuk e dini si është terreni. Është jashtëzakonisht i vështirë, ne kemi përdorur dronë, gjithë ditën. Ditët kanë qenë me shi, të vështira dhe me mjegull. Policia kontrolli në zona më afër rrugë, ditën e katërt është rimarrë në pyetje babai i autorit. Pavarësisht dyshimeve nuk e ka ditur se djali i tij kishte qëlluar. 

Nuk kishte komunikim me të birin dhe babai i tij nuk është i përfshirë në vrasje. Bashkë me grupin e policisë shkuan në vend dhe gjetën viktimat. Prandaj është arrestuar, pasi edhe babai është kontributor në kultivimin e kësaj mini-parcele me kanabis. Mini-parcela kishte 29 bimë narkotike. 

Ne nuk e përjashtojmë, se kjo është faktike, që edhe kjo zonë ka risk për kultivimin e kanabisit” tha ai në Opinion.

Vocaj gjithashu kishte edhe një paralajmërim për drejtorinë vendore në Shkodër. “Njerëzit përgjegjës nga kontrolli i territorit dhe deri te drejtuesit do të mbajnë përgjegjësi” tha ai.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *