Për 21 janarin ka prova të reja. Kështu u shpreh gazetar Artan Hoxha, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma. Hoxha tha se hetimi dhe gjykimi i kësaj çështje janë bërë qëllimisht për të dëmtuar rezultatin e vërtetë të kësaj ngjarje.
“Sigurisht që ka prova. Kemi një ngjarje që dimë vetëm dy nga viktimat kush i ka vrarë. Dimë që Agim Llupo ka qëlluar mbi Ziver Veizin dhe Ndrea Prendi ka qëlluar mbi Faik Myrtajn. Ne kemi dy autorë, dhe nuk janë dy gardistë të zakonshme.
Ka qëlluar komandanti i Gardës dhe shefi i shtabit të batalionit special, që prezumohen dy drejtuesit më të stërvitur, më të aftë për të përballuar një trysni të tillë. Ndërkohë vrasja e Hekurn Dedës që për mua është shumë e qartë, pamjet filmike dëshmojnë qartë kush e vret Hekuran Dedën. Jam skandalizuar kur prokuroria nuk ka arritur ta provonte.
Vrasja e Aleks Nikës, po ashtu është e provuar kush e ka vrarë. Duhej vetëm një eksperiment i thjeshtë hetimor që të provonte, gjë të cilën e kanë bërë agjenci të huaja, të cilat e kanë bërë për llogari të vet. Mua më ka shqetësuar mënyra sesi ata që organizuan 21 janarin, pra mënyra si shpejtuan ta devijonin hetimin dhe të arrinin në disa vendime gjyqësore që sot është vështirë të kthehen.
Tetë vjet nga ajo ngjarje ne nuk kemi ndëshkim të autorëve fizikë, nuk po themi të urdhëruesve. Kjo është një padrejtësi e madhe. U është premtuar drejtësi. “, tha Artan Hoxha.
Gazetari Hoxha tha se kjo ngjarje është një krim shtetëror i dokumentuar.
v.l/ Dita

Gazetari Hoxha tha se kjo ngjarje është një krim shtetëror i dokumentuar.
Dhe ky krim shteterore u deklarue nga kryekriminli shteteror Sali Rame(na mbyten ramet) Berisha:Krim shteterore pa dashje.
Me kete deklarim hodhi poshte edhe vrasjet me rrikosheten ajrore,si dhe ato me stilolapsa dhe obrella psitolete.
Keto kriminel duhet te futen ne nji dhome hapsane aq shterngushem qe te mos ken mundesi te kruajne bithen e te plasin nga ngacmimi per tu mos kruar kur duhet kruar.
“Vendime gjyqesore qe sot eshte veshtire te kthehen!” Ka gje ne kete bote qe nuk e kthen dot? Ne radhe te pare mund te hapesh nje proces per nje projektligj ne parlament per nje komision te posaçem prokuroresh per ngjarjen, e dyta kthimi ne ligj nga parlamenti, e treta hetimi per pjeset e mbetura duke marre dhe te dhenat e FBI-se dhe gjykimi me perparesi dhe shpejtesi. Kete mund ta besh brenda nje muaji dhe mbyllet çeshtja po te duan agallaret. Prokuroret, gjykatesit dhe ata mjeket e spitalit qe deklaruan se ish goditje nga afer , ne burg, ndersa urdheruesve nje gjyq shembullor, heqja e te drejtes per aktivitete publike dhe burg 25 vjet. Ja e bera une , ju vetem veproni. S’ka asgje qe te mos behet. Kur nuk do, po. Po ashtu dhe per 1997-en dhe Gerdecin. Dhe mbyllen keto çeshtje, pastaj filloni me korrupsionin 28 vjeçar te djathte e te majte.