Gruaja e Hasan Halilit: Gjithçka është hakmarrje e Flamur Nokës

Dita

Hasan Halili ka drejtuar Bashkinë e Kukësit nga viti 2007 deri në vitin 2013 si përfaqësues i PD.

Në vitin 2013 ai shpalli largimin nga PD dhe iu bashkua LSI.

Gruaja e tij Besa Halili thotë se akuzat ndaj tij janë të montuara dhe banale dhe se pesonat përgjegjës janë ende në punë në Bashkinë e PD të patrazuar nga drejtësia.

Bëhet fjalë për akuza rreth mënyrës se i Bashkia ka financuar ekipin e Kukësit.

“Për ironi të fatit, burri po akuzohet më shumë në shtyp se sa para drejtësisë, për gjëra të cilat janë tërësisht montime që shumë shpejt do të bien. Por duket se ka një gjenerator që ushqen përditë shtypin me akuza të sajuara, fakte të sajuara, detaje të sajuara, herë me një foto e herë me ndonjë deklaratë të dikujt që as që e di që ka dal në gazetë. Është një situatë e vështirë për tu përballur emocionalisht, por jemi të qetë shpirtërisht dhe besojmë se çdo gjë do zgjidhet – thotë znj.Halili në intervistën e mëposhtme për televizionin Tema.

Ajo thotë se “në krye të fushatës denigruese është Flamur Noka, deputeti i PD-së, i cili e ka pas problem prej kohësh Hasanin“.

Flamur Noka shpif në çdo vend, në çdo tavolinë kudo ku takon njerëz, duke akuzuar dhe ne fushatë, që gjoja kemi pallate, banka, prona, etj, shpifje për të cilat Hasani iu drejtua kësaj gjykate dhe kjo gjykate qe na bënë terror ne, pa kursyer asgjë , na survejon, na shoqëron, ku hymë e dalim me roje te dera e shtepise, që nuk na i ka zëne syri kurrë ! Padinë kundër Nokës na e kthyen se thanë nuk është kompetencë e jona për gjykim duhet të shkojë në Tiranë. Si përfundim çështja u mbyll s eu quajtën deklarata fushate dhe nuk paska ligj ti dënojë ato, kurse për shpifjet e Nokës paska ligj dhe shpallet në kërkim Hasani – thotë bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Kukësit.

“E gjitha është një hakmarrje nga disa njerëz të drejtësisë në Kukës që komandohen ende nga Flamur Noka,  i cili duhet të sqaroj një herë punët e tij para shqiptarëve dhe çfarë ka firmosur në Prizren më 1991 në zyrat e UDB, para se të merret me firmat dhe drejtimin e bashkisë nga burri im, – shton ajo.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *