Ish-Shefi i SHISH: Spiunët më të shumtë, nga të persekutuarit

redaktor

Hapja e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, shërbimi represiv dhe mbikqyrës i regjimit komunist, një çështje që mazhoranca e deklaroi si peng i kësaj shoqërie që duhet zgjidhur, risolli në vëmendje edhe objekte fizike që ishin atëherë dhe simbolizojnë akoma dhe sot hijen e rëndë të Sigurimit.

Fjala është për selinë e përgjimeve dhe përpunimit të informacionit, “Shtëpia me Gjethe”, një ndërtesë në qendër të Tiranës. Sot ajo është e zbrazur dhe në gjendje skandaloze, por gjithsesi ende është aset i Shërbimit Informativ, që shumë shpejt do t’i kalojë ministrisë së Kulturës për hapjen e një muzeu. Ish-Shefi i SHISH, Fatos Klosi, shpjegon në këtë bisedë funksionin e “Shtëpisë me Gjethe”, mënyrat si operohej me përgjimet, dhe përtej kësaj kërshërie, jep mendimin e tij sesi duhet operuar për “katarsisin” e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit.

Klosi jep si model për t’u marrë parasysh, atë gjerman. Ndërkaq, nuk mund të mos bjerë në sy në këtë interviste, një deklaratë e njeriut të sekreteve: Shumica e bashkëpunëtorëve të Sigurimit, me hir apo me pahir, ishin nga shtresat e të persekutuarve të regjimit komunist. Kjo, për arsye që merren lehtë me mend: Ata ishin më pranë “burimit” të të dhënave që mund t’i interesonin regjimit, më pranë “armiqve”. Për këtë arsye, thotë Klosi, me këtë shtresë të plagosur dhe të goditur, sot duhet bërë kujdes për të mos shkaktuar plagë të reja.  

 

 – Zoti Klosi, pas hapjes të bunkerit anti-atomik të diktaturës, kryeministri Rama tha se radhën e ka “Shtëpia me gjethe”. Duam të dimë se çfarë është kjo seli, kjo ndërtesë dhe ç’përfaqëson ajo?

“Shtëpia me gjethe” është një nga objektet që ka përdorur Sigurimi i Shtetit, që më pas e trashëgoi Shërbimi Informativ Kombëtar. Për shkak të pozicionit të saj pranë centralit telefonik dhe në qendër të Tiranës, ajo ka qenë shumë komode për përgjimet telefonike dhe si bazë e sektorit të vëzhgimit të Shërbimit.

– Si përgjohej në atë shtëpi dhe sa vite ka qenë në funksion?

Duhet të kemi parasysh kohët kur centrali telefonik ishte i llojit elektro-mekanik, kur, për të përgjuar një telefon të caktuar, duhej që një bashkëpunëtor i Shërbimit, që punonte në central, të lidhte fshehurazi nga punonjësit e tjerë të centralit, dy tela në qelizën e numrit që do të përgjohej. Këta dy tela ishin pjesë e një kablli që shkonte nga centrali telefonik tek “Shtëpia me gjethe”.

Në anën tjetër të dy telave, një punonjës i Shërbimit dëgjonte dhe regjistronte në një manjetofon me shirit, bisedën. Kjo gjë duhej bërë për çdo numër që përgjohej, sipas kërkesave të sektorëve operativë. Kur biseda përbënte “interes”, ajo duhej “zbardhur”, pra duhej ridëgjuar dhe shkruajtur, kur ishte në gjuhë të huaj duhej dhe përkthyer. Dokumenti i zbardhjes së bashku me shiritin e magnetofonit, dërgoheshin për t’u vendosur në dosjen e subjektit në përpunim.

Në këtë ndërtesë ka patur dhe laboratorë fotografikë dhe të përgjimit ambiental, dmth. të pajisjeve që përdoren për përgjimin akustik të ambienteve me “interes”.

Siç thashë më parë, për shkak të pozicionit ndërtesa ka qenë dhe një bazë e sektorit të shërbimit të vëzhgimit fizik,

Fatos Klosi
Fatos Klosi

dmth zyra të sektorit, që me specialistët e tij ndiqte fizikisht “subjektet me interes”, sipas kërkesave të sektorëve operativë. Sigurisht, pas vëzhgimit, bëhej një raport, që vendosej në dosjen e “subjektit”.

Pra në këtë ndërtesë kanë qenë sektorë shërbimi ndihmës për sektorët e ndryshëm operativë dhe të gjitha materialet e realizuara dërgoheshin tek porositësit, që i analizonin dhe i depozitonin në dosjet përkatëse.

– Kur mund të dalin materialet sekrete që janë ruajtur në këtë godinë dhe çfarë interesi ka ajo sot për shqiptarët?

Siç thashë, materialet e përgjimit apo vëzhgimit dërgoheshin në sektorët operativë porositës, prandaj mendoj se aty nuk është ruajtur ndonjë material operativ sekret. Në atë godinë, nëse janë akoma, me interes janë pajisjet që janë përdorur për përgjimin telefonik, ambiental, pajisjet fotografike dhe filmike etj., të cilat janë nga më të mirat e kohës së tyre. Me to mund të sajohej një muzeum, gjermanët e kanë bërë një gjë të tillë. Natyrisht sot, pajisjet e kësaj natyre, janë shumë më të sofistikuara dhe komode për punonjësit e Shërbimit.

– Ndërkaq, ditët e fundit po flitet shumë për hapjen e dosjeve të diktaturës. A jeni ju dakord që ato të hapen dhe a cenohet Siguria Kombëtare po të hapen ?

– Jam dakord, nëse do të ndiqet procedura gjermane e “hapjes së dosjeve”, të cilës po i referohem më poshtë. Dosjet janë disa llojesh. Bëhet fjalë vetëm për hapjen e dosjeve të subjekteve, dmth dosjet e atyre që kanë qenë në përpunim (janë ndjekur) nga Sigurimi. Një dosje e tillë përmban të gjithë materialet e mbledhur nga Sigurimi për një “subjekt”, me rrugë të ndryshme dmth. nga bashkëpunëtorët, nga teknikat e përgjimit, nga bisedat me të njohur të tij, etj.etj. Kjo dosje duhet t’i lihet ta shohë vetëm subjektit për të cilin është ngritur ajo dosje dhe ajo nuk mund të kopjohet. Në këto dosje ka vetëm pseudonime bashkëpunëtorësh. Këta pseudonime zbardhen pjesërisht apo plotësisht për subjektin, nëse subjekti konstaton se në dosje ka trillime, gënjeshtra etj. dhe për këtë ai mund të kërkojë dhe përgjegjësi penale nga ata që i kanë bërë këto veprime. Natyrisht, procesi i verifikimit të këtyre akuzave është teknikisht dhe praktikisht shumë i komplikuar. Zgjidhja e preferuar nga gjermanët në këto raste ishte një sjellje qytetare nga të dy palët, pra kërkesa e faljes dhe dhënia e faljes.

Nëse ligji do të përfshijë dhe lustracionin e personave përgjegjës, problemi do të jetë fare tjetër. Në këtë aspekt një eksperiencë pozitive është ajo e Komisionit “Bezhani”, një komision shtetëror, që hapi dosjet e punës së bashkëpunëtorëve të shumtë, që kishin apo pretendonin detyra të larta shtetërore ose të atyre që në mënyrë vullnetare e kërkuan këtë gjë.

Në dosjen e punës së bashkëpunëtorit janë të gjitha detyrat që i janë ngarkuar nga oficerët që e kanë mbajtur në lidhje dhe të gjitha përgjigjet që ai ka kthyer për ato detyra. Këto dosje i pa vetëm ai komision dhe në bazë të përmbajtjes së tyre gjykoi nëse këta ish bashkëpunëtorë duheshin konsideruar “fajtorë” apo jo.

Nuk hapen dosjet që cënojnë Sigurinë Kombëtare, pasi siç thashë më lart dosjet do t’i shohin vetëm subjektet e ndjekur politikisht.

-A ka dosje të pas vitit 1990, që meritojnë të hapen?

Këto “dosje” janë të hapura, meqenëse në vitet e para të Shërbimit, kërbaçi ka qenë i hapur, jo sekret.

-Cila kategori e shoqërisë ndihet, sipas jush, më e frikësuar nga hapja e dosjeve?

Nuk besoj se në këtë mënyrë “frikësohet” ndokush si pjesë e “një kategorie”, përgjegjësitë janë personale dhe natyrisht, pas kaq vitesh, përgjegjësitë apo “frika” e lidhur me to janë më shumë të karakterit moral. Natyrisht, bashkëpunëtorët më të shumtë kanë qenë midis “armiqve”, pra midis të persekutuarve dhe për këtë arsye analisti Fatos Lubonja me të drejtë kërkoi në një debat televiziv, që të jemi të kujdesshëm, që ata njerëz “të mos persekutohen dy herë”./Xh.SH

Share This Article
11 Comments
  • Nga Bedri ÇOKU
    Ky qe paralajmërimi i menjëhershëm i Sigurimit të Shtetit, sapo Gjykata Kushtetuese, në të cilën militojnë njerëzit e gardës së vjetër të Ligjeve të Diktaturës, pezulluan Ligjin e Lustracionit. Me këtë rast ata i treguan edhe një herë popullit shqiptar, se: Ne, demokratët e majtë, me parime komuniste, po nuk na eci politika e bindjes, përdorim edhe forcën, edhe paratë!.
    Ndaj themi:
    – Sali Berisha, hesht!
    – Edhe ti popull, që të nënshtruam 45 vjet me regjimin tonë komunist, hesht!
    – Ndërsa ju, o të munduar, të djegur e të përvëluar nga diktatura e jonë e proletariatit, kot e keni! Kurrë dhe asnjëherë nuk do të bëhet për ju deti kos, sa kohë do të jemi ne, komunistët e Perandorisë sllave e greke, me pushtet ! Ne, që ju kemi vrarë e varur me litarët e proletariatit, ne, që ju morëm pasurinë dhe ju mbyllëm burgjeve e internimeve, ju lamë pa familje, pa fëmijë, pa dritë e dituri…
    Ndërsa të Drejtat e Njeriut që i trumbetojmë me të madhe, i trumbetojmë për veten tonë, jo për ju që ua shkelëm e ua përgjakëm ato mbi telat e burgjeve e plumbat e kallashnikovit …
    Nuk ka si të ndodhte ndryshe, përderisa jemi kudo, grusht bashkuar … Përderisa jemi kuadro të aftë, komunistë që ndërtojmë kapitalizmin, sistemin e borgjezisë, dikur armiken e përjetshme të sistemit tonë të diktaturës së proletariatit…
    Prandaj bërtasim fort, së bashku me miqtë tanë:
    – Sali Berisha hesht!
    – Ti, popull shqiptar, hesht!
    RRNO PËR ME TREGUE!…është amaneti sublim për të gjithë kohën që jetuam NËN TERRORIN KOMUNIST… Dhe unë do vazhdoj të tregoj…
    Askush nuk do ta besonte atëherë, Halim Xhelon (Koçia), i burgosur politik në burgun e Burrelit, ish- korifeu i Sigurimit të Shtetit e të Ushtrisë, kur një ditë prej ditësh ai shpërtheu pa pritur ndaj bashkëvuajtësve të vet, në dhomën e izolimit, ku jetonin prej vitesh:
    – Më falni, por ju, pro- perëndimorët, antikomunistët jeni budallenj që shpresoni ende kaq shumë rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, me ndihmën e Amerikës e të Evropës Perëndimore. Më vjen keq që po ua them, por më mirë ta dini nga unë këtë gjë. Sepse kush e di si vete fati im. Por, ngaqë i kam parë nga afër të dy sistemet, vazhdoi me këmbëngulje, padyshim që komunizmi është më i poshtëri që ka njohur njerëzimi. Vërtet, kapitalistët kanë parime, por ato i zbatojnë vetëm kur u intereson atyre. Mjafton tu çosh ujë në mulli dhe nuk duan tia dinë cili je, komunist, kriminel, hajdut a ku ta di unë… Por ajo që desha tju thosha nuk është e rëndësishme vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët. E di që nuk do të më besoni, por nuk është dhimbja ime kjo. Mua më dhimbsen fëmijët, njerëzit e mi, natyrisht edhe shqiptarët që po vuajnë sot nga mashtrimi i doktrinës komuniste. Por më e dhimbshme do të jetë, për mendimin tim, e nesërmja, kur shqiptarët do të zhgënjehen akoma më shumë nga ata, të cilët prej dekadash i quajnë miq për kokë. Unë uroj: mos ndodhtë kurrë kjo që po them! Dhe, mos qoftë e vërtetë kurrë, ajo që do të them! Por jam i detyruar të flas, sepse nuk duroj dot më, kur shoh e dëgjoj përditë të shpresoni kaq shumë nga Amerika dhe Evropa Perëndimore. Ata as na kanë dashur, as na duan, të paktën siç mendoni ju. Ndryshe nuk do ta kishin lënë kështu Shqipërinë, nën protektoratin e ortodoksisë sllave. Ose do ta kishin ndihmuar të paktën për tu ndarë një orë e më parë nga robëria e pamëshirshme komuniste. Unë jam nacionalist, por jo si babai im. Ai jeton në Amerikë, sepse është antikomunist. Dhe unë e adhuroj për këtë. Por e dua më shumë edhe për mençurinë që po tregon, kur nuk u beson amerikanëve për të ardhur me të tjerët, gjoja për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste. Dhe ta pësonte si të gjithë ata që u vranë e po vriten nga tradhtia e një farë Kim Fildi… i sajuar. Unë e di që ju nuk i besoni këto që po them, ngaqë jam komunist dhe, si i tillë, mendoni ju, i urrej amerikanët dhe anglezët, urrej perëndimorët … Nuk them se gjykoni gabim për mua. Por ama, për deri sa jemi së bashku që vuajmë këtu, në burg, vite të tëra, të paktën më besoni, në fund të fundit që jam shqiptar. Më besoni që Shqipërinë dhe shqiptarët i dua, pavarësisht nga rruga e gabuar që zgjodha për ti shërbyer vendit. Më besoni pra, pse po trembem që edhe po të përmbyset komunizmi, këta miqtë e kahershëm të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ende më shumë me komunistët dhe sigurimsat e sotshëm dhe jo vetëm kaq, por sdo të lejojnë që këtyre tu hyjë gjemb në këmbë. Trembem sepse di diçka më tepër nga cilido prej jush. Di këtë që, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm shqiptar punon për interesat e Perëndimit. Ka kohë që punon për interesat e tij, por pas vitit 1967 është angazhuar tërësisht dhe poshtërsisht kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh që ta detyrosh një popull evropian të sillet e të mendoj si kinez, sepse është në interes të amerikanëve dhe globalizmit amerikan, nuk ka ligësi më të madhe të shkatërrosh besimin tek Zoti, sepse kështu u intereson amerikanëve, që arabët të besojnë se komunizmi është sistemi i vetëm kundra zotit. Dhe për këtë, o ju myslimanë, shikoni Shqipërinë që sundohet nga komunizmi! Nuk ka krim njerëzor më të madh që, për interesat e gjeopolitike të Perëndimit dhe Amerikës ta lësh Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Bashkimit dhe Bashkëpunimit Evropian!… Por, atëherë, askush nuk e besoi Halim Xhelo Koçinë…
    Ndërsa, Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975, u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist… E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….
    Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu më i ditur i botës.
    – Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?
    – Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…
    – E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!

    • @ Bedriu
      Miku tim i burgut te Spacit. Ketij populli te mashtruar keq,qe te vije ne paqen
      e zotit…. duhet hapur vetem dosija e mashtruseve Angloamerikane.
      I gjith ky popull do bashkohet kunder mashtrimit te madh.
      Ne vitin 1991 , ne nje darke tek kushurinjte e mi,per fejesen e vajzes se tyre
      ne Nju Jork,jam takuar me Luan Dostin ne kete darke te thyrur qe te dy per
      darken. Luan Dosti oficer i larte i departamentit per siguri kombetare per USA
      me dy zyra ,njera ne Vashington dhe tjetra ne Stamboll,vetem per punet e
      shqiperise.Luani priti ne kete vit llumin e trete te Shqiperise,pas Enverit dhe
      Alise ,Sali Berishen. Ky Luan e prezantoi kete funderine ne te gjitha ato zira qe
      i dhane detyren per te kryer,si dhe ata dy te paret qe te thashe me lart.
      Kjo u mor vesh ne te gjith emigrantet ne Usa,per lojen qesharake te vazhdimit
      te mashtrimit shqiptar ,gjoja kunder komunizmit.
      Luanin e pyeta ?,ore Luan keta amerikane perseri do te na lene me kemisha te
      kuqe ?? Luani ma ktheu, keshtu na duan tju sherbejme ne kete forme…
      Bedriu tim i respektuar lexo… Komunisti me Masonerine kunder komunisteve.
      Komunisti me perendimin kunder perendimoreve te vertet shqiptar.
      Komunisti kunder gjith shqiptareve,vetem per detyren e dhene nga kjo qelbesire botrore. pershendetje,nuk kemi miq ne kete bote per ndershmerine
      qe na percakton neve.

  • KJO QE THOTE KY ESHTE NJE ARSYE ME TEPER PER TI HAPUR DOSJET.

    TE GJITHE KETA QE NXJERRIN LLOJ LLOJ ARGUMENTASH PER TE MOS TI HAPUR, JANE TE PREKUR DIREKT NGA KJO PUNE, PASI DALIN FISHEK ME BREKET ULUR.

  • E po sthon kot me mir mut se i vogel.po na po rritemi per dit po era e mutit(komunist ) nuk do na hiqet ,dmth se kur sjemi per vedin nuk jemi as per te tjeret, kjo shifet çdo dit ne shipri e rreth ku ka shiptare 10 vet 5 parti esht pak tri pjes e ndame .

  • Ne kohen e Enverit ne nje fshat te Lezhes u arrestua shitesi fshatit per vjedhje,kur ju be gjyqi ne inat e siper ai ju drejtua trupit gjykues me fjalet,nuk ma ndjen pushka top ti behet enver Hoxhes dhe partise,sigurisht mori denimin e ligjeve te asaj kohe por ju shtua dhe agjitacion propagande.sot personi qe fola me siper eshte idhtar i PD dhe mbahet i persekutuart politik. Ndoshta jo vetem hapja po dhe shikimi i mire i ketyre dosjeve se kane dale shume disidente dhe te persekutuar politike dhe parat i marrin nga taksapaguesit e ndershem,te djeshem dhe te sotem.flm

  • Te hapen dosjet menjehere kush ishte bashkpuntor i sigurimit i perndjekur apo jo do ta vlersojne te gjithe ose jo. Se besoj qe shume te perndjekur jane ne pushtet prandaj frika eshte nga oushtetaret e sotcem. Kush qe bashkpuntor ska me pune te jete ne politike apo shtet.

  • Ka mjaft figura ne politike e drejtesi qe jane dosje e hapur. P.sh Fehmi Abdiu, ish Kryetar Gjykate Kushtetuese, ka qene persekutor e denues me varje ne 1988 te Havzi Neles duke tejkaluar dhe ligjet e diktatures. Spartak Braho, Kryetar Komisioni parlamentar per Sigurine Kombetare, nje ish-prokuror ushtarak i diktatures qe ka denuar boll per nje fjale goje. Ka plot si keto qe edhe pse nuk kane dosje, jane vete dosje e gjalle e diktatures e qe jane aktive edhe sot akoma. Keto pasi i denuan, te persekutuarve i mbushen dhe dosje se ne dore i kishin. Dosjet sigurimi i beri nuk i bene UFO-t.

  • Shoqëria shqiptare i ngjan atij njeriu të mjerë e fatkeq,
    që është me duar të lidhura dhe i zhutur deri në grykë
    në gropën e mutit.
    Hapja e dosjeve i do të ketë efektin e një kazani me mut
    që të derdhet në gropën ku është i futur ky i ziu dhe do të
    shtojë nivelin e gropës dhe do të mbysi përfundimisht fatkeqin.
    Askush në shqipëri nuk ka interes të hapen dosjet sepse
    janë si ai muti i vjetër që ka zënë kore,që po ti heqësh koren
    qelb 1000 herë me keq se muti i freskët.
    Kjo është metafora elegante që meriton shoqëria shqiptare.
    Ai fukarai i zhytur ne gropë përfaqson shqiptarë e ndershëm.
    Kurse ai që hedh kovën është klasa politike shqiptare.

  • Ky klos-garipi qe krekoset fodullshem injorantshem ne kamera te na thote qe pastrimi dhe djegia e dosjeve ka filluar qe kur ishte zylo me sekretaricen e tij. Sigurisht qe dosjet do hapen me sistemin qe predikon klosi, se vete klosi ka pastruar dosjet ku ka qene emri dhe bemat e tij. Sistemi gjerman eshte e sigurte qe eshte sistem-version shqip alla sigurimshe si klosi me shoke. Dosjet do t’i hape vete ai qe i sajoi; kuptohet se c’do te hapet. Shiko klosin, do te shikosh dosjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *