Klement Tinaj është një shqiptaro-amerikan 28-vjeçar me banim në Los Anxhelos, i cili ka hyrë në garën për guvernator të Kalifornisë si kandidat demokrat. Ai ka luajtur në disa filma të Hollywood dhe është pronar i disa bizneseve të vogla.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Tinaj thotë se ka besim se do të dalë me sukses në këtë garë pasi mosha është thjesht një numër.
Zgjedhjet brenda Partisë Demokrate mbahen më 5 qershor, ndërsa zgjedhjet për guvernatorin më 6 nëntor të këtij viti.
Zoti Tinaj, ju konkurroni në një garë të vështirë, ku ka shumë kandidatë, në një shtet të madh siç është Kalifornia. Si i shihni shanset tuaja për t’ia dalë mbanë dhe për të fituar në këto zgjedhje?
“Siç e thatë, Kalifornia është vërtet një shtet i madh, është ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, ka një bujqësi të zhvilluar, është shtëpia e industrisë së filmit dhe e medias sociale. Unë jam kandidati më i ri në garë dhe luftoj për njerëzit e shtresës punëtore, sepse besoj se kandidatët e tjerë kontrollohen nga grupet e interesave të veçanta, nga sindikatat dhe bankat. Unë nuk pres ndihmë nga askush dhe e financoj vetë fushatën.”
Kjo kërkon mjaft guxim, sigurisht. Ju erdhët në Amerikë në moshë shumë të re. Ju ishit vetëm 15 vjeç kur erdhët këtu. Më flisni ju lutem për ëndrrën tuaj amerikane. A është bërë ajo realitet deri tani?
“Shumë njerëz vijnë këtu për të kontribuar për ëndrrën amerikane dhe unë jam një prej tyre. Në fakt ky është i vetmi vend në botë ku ëndrrat mund t’i bësh realitet. Mund të ëndërrosh ç’të duash dhe ta bësh atë realitet nëse ke guximin për ta ndjekur ëndrrën dhe për të ndjekur pasionin që ke.”
Dhe ju keni qenë i angazhuar në industrinë e filmit për një kohë, apo jo?
“Po, kam qenë në industrinë e filmit, kam edhe dy shkolla në Los Anxheles, që janë pronë e imja. Kam edhe disa biznese të vogla, jam pronar i festivalit të filmit United International, që është festivali i njëqindtë më i mirë i filmit në botë. Pra, kur i hyra garës për guvernator, pikërisht kjo më frymëzoi, sepse 50 për qind e banorëve të këtushëm punësohen nga bizneset e vogla. Duke qenë pronar biznesesh të vogla, unë e di mirë se sa të vështirë e kanë njerëzit dhe kush vuan më shumë, sidomos njerëzit me ngjyrë dhe komunitetet e varfëra.”
Ju keni luajtur në disa filma me rëndësi dhe me disa aktorë të njohur. Mendoni se kjo mund t’ju sjellë ndonjë mbështetje nga bota e Hollivudit?
“Po. Në fakt kam marrë mbështetje nga mjaft aktorë. Kam marrë mbështetje nga muzikantë, të cilët edhe kanë publikuar një video muzikore për fushatën time, që mund ta shihni në YouTube. Mendoj se mund të kemi një shans të mirë kur është fjala për Hollivudin.”
Nëse ju e fitoni këtë garë, ju do të ishit guvernatori i parë shqiptar në Amerikë dhe më i riu në Kaliforni. Cilat janë disa nga cilësitë që mendoni se keni dhe që mund të sjellin ndryshimin në këtë garë?
“E përsëris se qëllimi im është të frymëzoj të rinjtë, t’u jap zë atyre që nuk kanë zë dhe t’u jap shpresë shtresave punëtore si dhe njerëzve që deri tani kanë qenë të harruar. Unë mendoj se kam energjinë e duhur, kam gjithçka nevojitet për të përveshur mëngët dhe për t’i hyrë punës. Rivalët e mi në garë kanë qenë në politikë prej 15-20 vjetësh. Ata edhe sot kanë të njëjtën platformë që kanë patur 15-20 vjet më parë dhe nuk ofrojnë asgjë të re për shtetin tonë të mrekullueshëm. Sapo kam bërë publik planin tim të veprimit prej 10 pikash. Ky është plani që do të vë në jetë për katër vitet e mandatit të parë si guvernator i Kalifornisë.”
Pra ju e shihni faktin që jeni i ri si një faktor që mund t’ju ndihmojë të fitoni?
“Njerëzit duan ndryshim, ata kërkojnë gjak të ri. Ata kërkojnë dikë që është i ri dhe që ka një vizion krej të ri dhe ide të freskëta. Pikërisht kjo është ajo sjell unë në këtë garë. Njerëzit po humbasin shpresën dhe besimin tek zyrtarët e zgjedhur.”
Por nga ana tjetër ju jeni vetëm 28 vjeç dhe kjo nënkupton njëkohësisht mungesë përvoje politike krahasuar me rivalët tuaj.
“Ju mund ta shihni edhe në atë vështrim, por nëse njeriu ka vizionin dhe enegjinë e duhur, mosha është thjesht një numër. Rëndësi ka të kesh një vizion dhe platformë të mirë, së cilës t’i përmbahesh dhe t’i besosh. Amerika është një vend i mundësive dhe i njerëzve guximtarë, prandaj besoj se kam një shans të madh.”
Zoti Tinaj, fakti që ju vini nga një familje imigrantësh, imigrantësh shqiptarë, a ju ndihmon kjo të bindni votuesit se ju i kuptoni problemet e tyre dhe mund t’i zgjidhni ato?
“Po, dhe kjo e bën Kaliforninë të veçantë, diversiteti, sepse 27 për qind e kalifornianëve kanë lindur në një vend tjetër. Ata sjellin shumë shpresë dhe energji.” / VOA
s.a/dita

Ti u zgjedhsh, dhe e befsh Kalifornine sic bete Shqiperine.
Ketu ne Kaliforni per fatin tone te mire nuk jeton shpellari Sali serbovici
Saliu nuk eshte nje individ, por perfaqeson nje kulture, dhe ajo kulture qe perfaqeson Saliu u be copa, duke bere edhe transferime vend banimesh nga nje rreth ne tjetrin per ta votuar me shume se nje here. Aq shume e donte.
Nese Saliu nuk do kishte lindur fare, ajo kulture qe nxorri Saliun do kishte nxjerre nje Sali, apo nje Ahmet tjeter (apo edhe me nje emer te pa degjuar me pare) qe do kishte bere te njejtat gjera dhe do ishte mbeshtetur po njelloj.
Saliu nuk eshte serbovic, por malok, dhe c’eshte edhe me e rendesishme se prejardhja biologjike e Saliut, eshte fakti qe nuk ishin Serbet, por maloket qe u bene copa per ta mbajtur ne pushtet.
Edhe Shqiptaret nuk e dinin deri ne 90 qe kishin nje Sali, e dinin qe kishin malok qe ne kohen e Zogollit e kthyen Shqiperin ne nje koloni Afrikane te Italise, dhe prape kjo nuk i shpetoi ta shihnin Shqiperine te kthehej ne nje vend Afrikan serish.
Kalifornianet i njohin maloket ca me pak se Shqiptaret dhe jane target me i lehte, keshtu qe me kembe te mbare ketij djalit, te zgjidhet, dhe ne kete menyre te na marri hakun.
C’lidhje kaky djale i ri guximtar me ata qe kane shkatruar shqiprine,eshte larguar15 vjec dhe eshte i sukseshem ketu,ne vend qe ta urosh o endri i thua fjale qe skan lidhje me ate qe kerkon ky djale te beje Pse jemi keshtu ne shqiptaret,kaq te pa ditur dhe
Merru me ndonje film me metrazh te shkurter, si figurant, se Kalifornia eshte per Arnoldin e te tjere.
— z. ENDRI…!!!
PO PSE…. O NJERI..!!.
Me qe e do aq shume ate Shqiperi,…. fole nje fjale te mire per kete te ri, qe tash per tash PER SHQIPERIN, ska asnje pergjegjesi, si dhe cdo i ri, ne moshen e tij…
—
— Ne se dhe ti …, je emigrant si AI. Ne se ke hikur i zemeruar a qef prishur,.. i detyruar nga kushtet, si shume te tjere , …. cfaj te ka nje 28 vjecar sot, qofte i lararguar edhe i porsa lindur ,…apo femi… ??
—
— NE SE JE VERTER SHQIPTAR , dhe jo nga ata shqip-folsat gjak-shprishur apo gjak-pshurrur, NE SE VERTETE E DO E TE DHIMSET AI VEND , LE TA MBESHTESIM E NGREME NJERI TJETRIN , KUDO KU JEMI , SE VETEM KESHTU DO TE RINGRIHET EDHE SHQIPERIJA . , …NE SE VERTET I DO TE MIREN ATIJ VENDI…O ENDRI..!!!.,
—
—PO MUNDOHEM TE AfROJ NJE SHEMBULL. Ne shtetin ku eshte Klementi [USA] , ekziston nje komunitet me origjine IZREALIT. [ Me sa di ,ne gjuhen e vendit thirren XHUISH ] — PER MENDIMIN TIM HISTORIKISHT, AFERSISHT SHQIPTARET KANE NJE FAT TE PERBASHKET.
—-POR, …. ajo cka i dallon nga ne, ATA nuk vete-helmojne, nuk vete-mbysin, nuk vet-asgjesojne njeri tjetrin.. Kane te organizuar nje komunitet qe kontribojne , i gjinden njeri tjetrit . Qe kontribojne te gjithe qe dikush te dale ne krye , ndersa AI konribon qe tu jape doren te tjereve me posht qe te ngrihen gradualisht te gjithe me siper .
—- ATA, kane, apo ne vecanti respektijne nje besim te perbashket, Pjesaa me e madhe ruajne me fanatizem gjuhen, zakonet e traditat e perbashketa , por dhe pjesa jo shume e ndieshme i mbeshtet e kontribon.
—- ATA… KANE edhe shume ane te tjera ku SHQIPTARET E HERSHEM TE AMERIKES , APO DHE KUDO NE DIASPORE, DUHET TI KISHIN STUDHJUAR PER TU ORGANIZUAR E MARE SHEMBULL, si kundeer nje rol e barre te tille mund te kish luajtur SHOQATA VATRA , E CILA DERI TANI ,MUND TE JETE CDO GJE , POR VETEM VATER E TE GJITHE SHQIPTAREVE NUK KA QENE.
—-Te nderuar bashke–kombas ..!! — ASGJE NUK NA KUSHTON ME LIRE SE SA FJALA E MIRE. …. LE TA THEMI ATE . !!
—
— z. KLEMENT , … LE TI URONIM SUKSESE PER TE ARRITUR AMBICJET NE TE MIREN E SHTETIT KU NDODHET DHE TE VENDIT ORIGJINES.. !!
Me respekt -Tomor Voda , NY-USA-
te kandidosh mor djal esht e drejta e cdo njeriu qe ka nenshkruar qe ben pjes ne nie parti duke plotesuar nje formular . Te falenderoj mor djal per ambicien qe ke ne ate list kaq te gjat ko nyk do ket as 1 mundesi te te gjejn as emrin
Fitofsh e pac sukses per vendin ku jeton e per emrin e vendit tend, se 28 vjec je dhe paske arritje e jo si disa qe rrine gjithe diten duke marre neper goje ata qe bejne dicka e vet jane ne uj ku as i merr e as i le….dhe po nuk fitove i fituar qenke se jeten e paske vene perpara….
O cun i babes , a e din qe ne SHBA falimentojne me mijra biznese ne dite, nigjoje baben, kujdesu per bizneset qe ke se mos falimenton, je i ri akoma per tu mor me politik se shpatullat e tua te njoma nuk jon gati te menaxhojne nje familje jo me nje komunitet te tere……….