Flet kreu i Kufirit: Pse s’vepruan dy policët në pistën e Rinasit

Dita

Genc Merepeza, ishte i ftuar në emisionin “45 Minuta” të “Report TV”. Ai ka sqaruar rrethanat e paqarta të grabitjes.

Sipas tij, Policia u njoftua në orën 14:32 minuta, pra 3 minuta pasi mjeti i grabitësve doli nga aeroporti.

Lidhur me akuzat e TIA-s, se policia ishte prezente në pistë dhe nuk veproi, Merepeza tha se në pistë gjendeshin vetëm dy policë, që do të shoqëronin dy të dëbuar nga Vjena.

Ai tha se policët ishin larg dhe nuk kishin fushëpamje.

“Në momentin që kryej grabitja në aeroport po ulej një avion nga Vjena ku gjendeshin dy të dëbuar shqiptarë. Prandaj dy policët ishin aty për të shoqëruar dy të dëbuarit. Por ata ishin larg dhe s’kishin fushëpamje”, tha Merepeza.

“Ne jemi njoftuar me vonesë. Telefonata për grabitjen është bërë 3 minuta pasi makina kishte dalë nga aeroporti dhe ne e gjetëm shumë pranë dhe të djegur. Pra autorët kanë dalë dhe kanë patur kohë edhe të djegin mjetin”, tregon ai.

Share This Article
1 Comment
  • Mos thuaj qe policet ishin te paarmatosur;nuk kishin mjet,u mungonte karburanti,nuk kishin radio,as celular,por mbi te gjitha u mungonte melcia.Kam qene deshmitar i nje ngjarje te ndodhur ne 1981.Ndodhi nje vjedhje ne plazh,tek hekurudha.Dy police u lajmeruan dhe e pane vjedhesin qe kaloi xhaden me vrap.Hoqen kepucet,hodhen kapelet ne toke dhe ju vune prapa hajdutit,te cilin e kapen tek traseja hekurudhes.E paralizuan me grushta dhe shqelma dhe pasi e bene cevce me metoda jo demokratike e hipen ne furgon ku e prisnin koleget per raundin e dyte.Nese policet e Rinasit do reagonoin me arme kunder grabitesve ne piste,cfare do te ndodhte?a}Do te denoheshin?b)Do te shperbleheshin?c)Do te kerkonin azil politik?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *