Emiljano Grembi u arrestua ditën e martë, pasi akuzohej për grabitje e tentativë grabitje të tre karburanteve në Fier e Mallakastër. Pas vendosjes së tij në pranga, ka ardhur edhe reagimi i të ëmës.
Fetije Grembi thotë se djali i saj është i pafajshëm dhe se fajin e ka vajza e vëllait të saj, Anna Malaj, e cila u arrestua ditën e hënë po për të njëjtën akuzë.
“Djali ruante bagëtinë, i shita. Burrin ajo e ka në Gjermani, e gënjeu djalin, nuk e di çfarë i bëri. I bëja hyzmet nënës sime, kur erdha këtu i vura duart në kokë, djalin e kisha të rregullt. Nuk di gjë. Kam ardhur të shoh djalin me sy, nuk e di çfarë ka bërë.
Djali im nuk kishte as armë, as makinë, asgjë. Hajde dhe shikoje, shtëpia ime është çfarë bie jashtë, futet brenda. Jam mbytur deri këtu në borxhe, qeveria të bëjë çfarë të dojë, unë nuk kam të paguaj.
Le ta vrasin, ta pushkatojnë, të bëjnë çfarë të duan. Djalin tim e mori ajo në qafë. Unë e kam çupë vëllai atë, është mbesa ime. Ajo sivjet erdhi dhe e mori. E kam nxjerrë dy herë çupën jashtë, mos më hajde më këtu i kam thënë, s’ke punë ti. Mori djalin. E kam nxjerrë jashtë se e dija që nuk rrinte në shtëpi, ikte në plazh, andej dhe këtej. Se çfarë m’i bëri çunit dhe nuk më kthehej më në shtëpi“, ka thënë ajo.
s.a/dita
