Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi nuk do të jetë në takimin me zv.ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Yee.
Përmes një njoftimi ai thotë se për një arsye të fortë personale nuk mund të marrë pjesë.
Më poshtë reagimi i tij i plotë:
“E kam shprehur në mënyrën e duhur falenderimin dhe vlerësimin tim, jo vetëm ndaj ftesës për t’u takuar me zotin Yee, por mbi të gjitha ndaj përpjekjes së tij dhe të administratës amerikane për t’i dhënë një zgjidhje in extremis krizës se pakuptimtë politike në Tiranë.
Për një arsye të fortë personale nuk do të jem i pranishëm në takim, por vijoj të inkurajoj çdo faktor politik ndërkombëtar dhe vendas, që mund t’i shërbejë ende kauzës së zgjedhjeve normale në Shqipëri. Se nuk ma nxë goja ta them atë termin “të lira e të ndershme”, që me duket si versioni surrealist i ëndrrës shqiptare për demokraci perëndimore, kaq i largët me katandisjen tonë sot.
Ndonëse nuk i përkas racës së optimistëve futuristë, të cilët besojnë çdo përrallë që u shfaqet përpara, ende kam një shpresë të vakët se mund të gjendet prapëseprapë një shteg për të evituar dështimin e zgjedhjeve.
Sepse i qëndroj fort bindjes sime se mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në to është skenari më i keq i kësaj krize të pashembullt dhe të paprecedent”.

Kujdes o Patoz, mos kalo nga tuneli i autostrades: Tirane-Elbasan.
Kjo thenie e ben prezente ne takim personin Tuaj, z. Patozi!
Falenderim per mendimin Tuaj konstruktiv ne lidhje me situaten ne vendin tone.
ORE Patozi nuk ka torturë më të madhe se sa të rroshë gjithë jetën me lepur në bark nga frika e një njeriu zullumçar .Më mirë sokol një ditë se sa sorrë gjithë jetën .
Arsyeja e e vertete dhe e vetme , qe nuk vajte ne takim me zyrtarin e larte te SHBA-ve eshte vetem frika per vdekje qe kini nga kanibali bajraktar i Vicidolit . Per pushtet personal , te pa kufizuar dhe te perjetshem , ai nuk kursen as Argiten me Zenin , se ka firmosur deklaraten me shkrim , qe nuk do e braktise ! Spiunazhi ka rregullat e tij te brendeshme, qe nuk fal askend qe mund te devijooje dhe , kerte e di mire edhe bajraktari .
Si shumë rëndësi i dhe vetes
Kjo tregon se: ose je frikacak se të ha Saliu dhe Luuli, ose nuk ke të qartë asgjë dhe nuk di të japësh ndonjë.mendim për mirësinë e vendit. U tregove i paaftë dhe tepër.mëndjemadh. Sa keq për ty.
Çapajebi rus