Flet Sacchi: E këshillova Berlusconi-n ta merrte, nuk më dëgjoi dhe tani është penduar

Gazeta Dita

Arrigo Sacchi është shprehur i zhgënjyer nga vendimi i Bayern Munich për të shkarkuar Carlo Ancelotti-n dhe ka zbuluar se ka këshilluar Silvio Berlusconi-n që të merrte si trajner Maurizio Sarri-n. “Në fillim kam folur me Galliani-n, më pas bashkë me Berlusconi-n. I tash: ‘Nëse merr Sarri-n pas 25 vitesh tregon se je gjithmonë para të tjerëve, siç ishe kur më more mua’. Ka qenë i pavendosur, më pas u penduar”.

Në lidhje me momentin e vështirë që po kalon skuadra e Montella-s: “Nuk shkruaj dhe nuk flas kurrë për Milan-in, përndryshe sot do të shkruaja gjëra aspak pozitive. E vlerësoj trajnerin, edhe pse nuk mbaj mend një klub të madh që blen 11 lojtarë të ri për sezonin”.

Në fund, Sacchi ka folur edhe për vendimin e Bayern për të shkarkuar Carlo Ancelotti-n: “Më vjen keq për Bayern-in fillimisht, që është treguar një klub si gjithë të tjerët, ndërsa unë mendoja se ishte ndryshe. Carlo ka bërë gjëra të mëdha, ka fituar kudo dhe skuadrat e tij luajnë gjithmonë një futboll të bukur.

Një defekt? Të gjithë trajnerët e mëdhenj kanë ndikuar te formacioni dhe organika e skuadrës. I thashë Carlo-s që të ndryshonte disa lojtarë, por kudo që shkon pranon ata që janë aty”. Në lidhje me mundësinë për ta parë përsëri në drejtim të Milan-it: “Kudo që të shkojë do të jetë mirë, edhe te kombëtarja”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *