Flet Salianji pas mbylljes së numërimit në Korçë: U ndjeva si në luftë, duhet të kisha bërë më shumë palestër

Gazeta Dita

Qarku i Korçës e ka mbyllur numërimin dhe nuk prodhon më surpriza, por Ervin Salianji, i cili e ka siguruar tashmë mandatin e deputetit ka një pishman.

Duke komentuar situatën para dhe pas zgjedhjeve, Salianji tha se ka denoncuar dhe ka qenë prezent në disa incidente, aq sa shton se duhet të kishte më shumë palestër që të vinte muskuj, për tu përballur me të fortët.

“Unë di që për zonën ku unë përfaqësoj qytetarët kam bërë disa denoncime se persona të administratës kërcënonin apo intimidonin votuesit, se shpërndanin para, elementë të PS në këmbim të votës. Kam denoncuar 6 incidente apo rrahje të mbështetësve të PD, i kam denoncuar me emër dhe mbiemër. Unë u ndjeva si në luftë, duhet të marrin fund zgjedhjet marrin si në situata lufte. Jam bërë pishman pse s’kam bërë palestër më shumë, se jam përballur me ngjarje të rënda dhe me shumë tension”,- tha Salianji, raporton BalkanWeb.

Sa për humbjen, ai shtoi se PD do dijë të marrim të gjitha përgjegjësitë.

 

Share This Article
6 Comments
  • te fortet kane qene gjithmone ne anen tuaj mor koktul,por smundet ti vidhni me dot tani votat,ate qe meritonit e moret……

  • Ball Saçi i PD-së ,a’ hyre vetë në parlament tani do të dëgjojmë dokrrat e tua siç i kemi dëgjuar nga goja jote në këshillin bashiak ka dy vjet ,kjo është Palestra që ke bërë.!!!!…

  • Pd-ja ka fituar e jo ka humbur . A fitoi ky salianji ? Po. Athere ka fituar PD-ja. A nuk fitonte ky duke “fotigrafuar” kanabsin e Kolumbise e ja dergonte Saliut si kanabis te Shqiperise ? Poooooooo! Ja pra qe kemi bere denoncime. Lumja ti ,O Korce per djalin qe ke zgjedhur……… Jam i bindur se ne foltoren e parlamentit do degjoni nje fjalor te kulturuar me te mire se ai i baba Saliut… Mbajeni mend kete!

  • Vetem prezenca yte ne listen e kandidateve per deputet me detyroj te votoj kunder PD ,megjithese jam PD-ist I thekur.Neqoftese vazhdoni keshtu me genjeshtra e mashtrime e ta konsideroni at si baze te punes tuaj turp te keni.Politika eshte mendyra e komunikimit per te imponuar mendimin e mbeshtetur ne argumenta e jo e mbeshtetur ne genjeshter,fyerje etjer.Per humbjen e keni fajin vete dhe asnje,absolutisht asnje justifikim apo arsye apo genjeshter nuk ju justifikon.Korret ate qe mbollet.Vetem Lazarati e Kukesi ju mbeshteten

  • Nqs i quan zgjedhjet ne Korce te zhvilluara si ne situate lufte,ti je per tu lidhur ne grazhd dhe gabimisht je caktuar ne Korce dhe eshte fatkeqesi qe Korcaret kane votuar per ty.Ne te vertete Korcaret votuan per PD,por vendosja ne liste e Salianit dhe balliut,ku strukturat e PD ne Korce kane intelektuale me emer qe ke deshire ti degjosh ne parlament dhe ke cfare te maresh prej tyre.Po Saliani i cili grindet me leckat e veta cfare do ti jape parlamenterizmit ne Shqiperi.Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *