Flet shkenca: Ja cilët persona priren të bëjnë më shumë aksidente

Ornela

Spitali më i madh kanadez për shëndetin mendor dhe varësitë; dhe instituti kryesor botëror i dedikuar kësaj çështjeje, ka portretizuar një profil me karakteristikat bazë të drejtuesve të mjeteve më të prirur për të pësuar aksidente në trafik. Sipas Qendrës për Varësinë dhe Shëndetin Mendor (CAMH) ‘shoferët agresivë dhe të irrituar kanë më shumë gjasa për të provokuar aksidente në krahasim me atë që mund të dominojnë emocionet në momentin e drejtimit të mjetit”.

Autorja kryesore e studimit, doktoreshë Christine Wickens pohon se “agresiviteti i manifestuar me harbutëri, bërtitje, apo gjeste fyese, shton rrezikun për t’u përplasur me një automjet tjetër”. Puna është bazuar në përgjigjet e 12.830 personave në periudhën 2002-2009.

Sipas studimit, pothuajse një e treta e shoferëve në Ontario (Kanada) rrëfen se janë pak agresivë. Rreziku për të pësuar aksident shkon në 78% kur shoferët kërcënojnë në timon, apo përpiqen t’u shkaktojnë dëme shoferëve ose mjeteve të tjera.

8% e të anketuarve raportuan se kishin pësuar një aksident në vitin e fundit. Sipas hulumtuesve arsyet që shpeshtojnë aksidentet janë “një agresiviteti më i madh “ në timon si pasojë “shpërqendrimi nga rreziqet që ka rruga”. Sipas specialistëve për të reduktuar rrezikun duhet të përpiqeni të dominoni inatin e për këtë këshillojnë të përdorni teknika frymëmarrjeje, muzikë qetësuese dhe të ndiqni programe të specializuara për këtë qëllim.  /DITA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *