Fletë-thirrja ndaj Berishës, një shou

redaktor

Letër e nënshkruar

Redjan Shabani

 

Deputeti Sali Berisha është thirrur për të dhënë sqarime mbi deklaratat e tij. Në seancën e ditës së enjte, ndër të tjerash, ai deklaroi se kishte patur dijeni për komplotin që prej tre muajsh. Problemi qëndron se Berisha është dëshmitari tipik mashtrues që nuk ka lënë gjë pa shpifur për kundërshtarët e vetë. Nëse një ditë do të thirrej në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit, pala tjetër i ka të gjitha provat, duke u bazuar në precedentët e tij të mashtrimit, për ta shpallur atë si dëshmitar të pabesueshëm. Edhe nëse ai do të ishte i vetmi dëshmitar që do të thoshte të vërtetën, e vërteta e tij nuk do të certifikohej kurrë.

Ajo që e bën qesharake fletëthirrjen ndaj tij është dhe fakti që ky njëri, mashtrues përsëritës, nuk është thirrur kurrë si dëshmitar. Përse pikërisht tani ndodh kjo gjë? Shumëkush mund të aludojë mbi një kthesë të mundshme të prokurorisë në rrugën e legalitetit. Nëse është kështu, përse nuk i është bërë asnjë fletëthirrje këtij njeriu që fill pas masakrës së 21 Janarit doli dhe na serviri skenarin e puçit të shtetit. Së paku mund të thirrej në cilësinë e dëshmitarit, megjithëse prokuroria i kishte dhe i ka ende të gjithë elementet për ta thirrur në cilësinë e të pandehurit, si urdhërues i atyre vrasjeve dhe i dhunës policore që pasoi më vonë.

Prandaj fletë-thirrja ndaj Berishës është shfaqja e radhës që i serviret opinionit publik, për ta ushqyer atë me iluzionin se drejtësia nuk rri duarkryq.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *