Fletët e votimit, KQZ: Nuk do të digjen, do i riciklojmë

redaktor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  diskuton mbi mënyrën e asgjësimit të fletëve të votimit. Kryetarja e KQZ  Lefterie Luzi, bëri me dije se këto fletë nuk do të asgjësohen më me djegie, por do të riciklohen. 

“Fletët e votimit nuk do të digjen por do të riciklohen. Kompanitë që do të merren me këtë proces do të na paguajnë. Në këtë mënyrë reduktohet kostoja për asgjësimin e fletëve të votimit, kursehen para dhe nuk ndotet ambienti”, u shpreh kryetarja e KQZ-së.

Duke u ndalur tek shpenzimet buxhetore për hapjen e kutive, Hysen Osmanaj, anëtari i KQZ-së, theksoi se Ministria e Financave nuk ka akorduar ende fondin. Mënyra e revokimit të materialeve sipas Njazi Kosovrastit, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, nuk është normale. 

“Nuk më duket normale mënyra se si është shtjelluar materiali. Buxheti i shtetit është miratuar që në vitin 28/03/2013. Në këto kushte, mbështetur në këtë buxhet ju keni marrë një vendim. Sot mblidhemi për ta revokuar këtë akt. Kjo mënyra se si po shkohet drejt këtij revokimi, nuk më duket normale”, tha Kosovrasti. 

Riciklimi i materialeve të votimit nga ana e një kompanie që do të caktojë Komisioni Qendror Zgjedhor sipas Vera Shtjefnit, anëtare e KQZ-së, nuk mund të nis pa pasur fondin gati për realizimin e ankandit, 

“Vendimi për fletët e votimit shoh që është vendimmarrje e formës së prerë. Administrata ka nisur konsultimet me Ministrinë e Financave, por në buxhetin e qeverisë nuk kishte asnjë fond dhe nuk ishin asgjë nga ato që kishim kërkuar. Nuk mund të fillosh realizimin e ankandit, pa pasur fondin. Në momentin kur kemi marrë vendimin, kemi caktuar një fond të caktuar. Çfarë bëri Administrata në këtë rast?!”, tha Shtjefni. 

Më tej Osmanaj theksoi se në këtë vendim të KQZ nuk janë bërë publike faktet për buxhetin.

“Ne nuk e kemi pasur në buxhetin e shtetit 4.4 milionë lekë. Por i kemi kërkuar Ministrisë së Financave këtë fond, dhe na u kthye përgjigje se nuk kanë lekë. Brenda rezervave tona të KQZ u morën ato fonde, të cilat nuk dilnin. Pra, këto gjera duhet të jenë të sqaruara”, tha Osmanaj. 

Pas diskutimeve mes anëtarëve të KQZ-së, kreu i këtij institucioni Lefteri Luzi kërkoi shtyrjen e mbledhjes për ditën e nesërme, për të rinisur konsultimet

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *