SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje stafit të gazetës Dita! Disa dhjetëra mijëra fletushka të shpërndara nëpër makinat e Tiranës janë për mendimin tim një investim nga paratë e vjedhura në Bankën e Shtetit shqiptar. Kush fshihet pas kësaj? Unë mendoj se e djathta me në krye Sali ziun që nuk lë gur pa lëvizur që të ndyjë diplomat e mara nga të rinjtë shqiptarë në universitetet e perëndimit dhe me larg. Këta ekzemplarë duan t’i krahasojnë këto diploma me diplomat super fallco si “Vitrina”, “Kristal” e të tjera që shpërndajnë fletushka për këto shkolla në të gjithë muajt e vitit. Flasin këta të pamoralshëm që moral s’kanë. Ç’i duheshin vendit tonë gjithë këto shkolla të larta në një kohë kur qeveria e ’92-shit i shkatërroi gjithë ndërmarrjet e këtij vendi që mund të riaftësoheshin dhe më mirë me teknologji të re dhe të mos eliminohej klasa punëtore nëpër qytete? Dhe me këtë mund të kishte nevoja për kuadro duke shtuar numrin e specialistëve për sa i nevojitej këtij vendi. Por ndodhi çeku i bardhë që nuk pruri asgjë të mirë, por vetëm shkatërrime. Ajo pak industri që u ndërtua nga regjimi i mëparshëm, këta që lanë pushtetin që ky popull e rrëzoi rëndshëm me votë, është vështirë të ringrihet me këta palo drejtues të këtyre partive që merren me studentët që kanë mbaruar jashtë, si Ejona Isufi, që kërkojnë me çdo kushte t’i ndyejnë dhe t’i krahasojnë me diplomat fallco që janë dhënë në kohën e Berishës. Berisha po të dojë të merret me ish-burgaxhinjtë e vetë, si për shembull, Ristanin nga gjyqtar në burg e rehabilitoi në KQZ, nga KQZ-ja zëvendës ministër, deputet dhe tani na çau kryet duke na dhënë moral një njeri që s’ka moral. Këto para për këto fletushka nga vinë? Këto vijnë, sipas meje, nga vjedhjet që kanë bërë. Turp!
Nga P.Meçaj, Tiranë.

te lumte ore mike se dhe une me ty jame ato fletushka me nxoren mallin e fletushkave te saliut qe shperndanin te rin jte per shkollen fam keqe te familjes se berishave dhe te malokeve te tjere a.l
Dakort jam,edhe per frigoriferin e Durresit,,u shit per 4 milion te vjetra tek Kokedhima,,te ndertohet ashtu sic qe,,,,dhe te futet teknolodjia e re.Por nuk i poston njeri te miat,vetem te tuat he per he.Se di une,sa te qash moj zonje,por nuk i poston njeri !!!,,Sa per saliun shyqyr qe hiku plehu,por dhe keta,,,aaaaaaaaaaaaaha