Flirti i ri PD-LSI

redaktor

Bedri Islami

Në marramendjen për tarifën në Rrugën e Kombit, flirti i ri politik mes LSI dhe PD u duk si një taksë e re që duhet të paguajmë për politikën tonë.

Deri diku ishte një dukje e paralajmëruar. Të dyja palët kishin bërë të gjitha provat e mundshme për të krijuar një ritëm tjetër, ndryshe, ose për të vënë në provë atë që do të kishte në krahun e tij.

Partia Demokratike për disa javë radhazi bëri veshin e shurdhër dhe syrin e mbylli ndaj asaj që mund të quhet “kërkesë me kërcëllitje” nga ana e lësëistëve për të bërë një pakt të ri, nëse do të qeverisin. E dalë mendsh nga hallet e veta, ajo nuk di ende sot se çfarë do të bëjë me zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm dhe nuk ia kishte ngenë as toneve të larta të Kryemadhit dhe as përgjërimit politik të Vasilit.

PD-së po i pikonte çatia për vete dhe nuk e kishte ndër mend, e nuk e ka as tani, të mbyllte vrimat në çatinë e tjetrit. Largësia që po krijohej jo rastësisht, si një përgjigje e vakët, më shumë kishte të bënte me hallet e shtëpisë së tyre; përplasja mes brezave po bëhet gjithnjë e më e rëndë, sarkastike dhe përjashtuese, dhe hapja e dyerve për një rreshtim të ri, pikërisht me ato që, pasi kishin vjelë pushtetin e përbashkët, i kishin braktisur, për të vjelë një pushtet të ri.

Dera e mbyllur, megjithëse jo krejtësisht, ishte një paralajmërim për miqtë e dhjetorit të protestës parlamentare dhe të demonstratës së janarit.

LSI gjeti rrugën tjetër. Zonja Kryemadhi heshti disa ditë dhe heshtja e saj ishte domethënëse, më shumë për aleatët opozitarë, se sa për pushtetin.

Prova me një të deleguar, mik i përbashkët, nga jashtë, si duket nuk eci gjatë. Edhe thirrjet e mediave afër tyre për një bashkërenditje të së majtës, përsëri nuk hapën dot dyert që të çojnë më shpejt drejt pushtetit.

Të dy forcat politike bënë provën e tyre. Në dukje tepër paqësore, por jo edhe aq. Ishte dhe vazhdon të jetë njëra ndër ato simptoma të çuditshme që dy partitë i dërgonin njëra-tjetrës, duke lënë gjithnjë hapur një shteg: PD përmes Palokës dhe LSI përmes Vasilit. Ndërsa shefat dukeshin se ishin shurdhë dhe të qorruar ndaj njëri-tjetrit, vartësit e tyre më të afërt nuk hiqnin dorë nga sinjalet e mesazhet e dashurisë së harruar.

Tani janë bashkë. Askush nuk e di përsa kohë dhe se mbi cilën bazë është mbështetur partneriteti i tyre.

Dihet vetëm se, së bashku, apo edhe veç e veç, dëmi që i kanë sjellë ekonomisë është i ndjeshëm, sa për të përballuar edhe një autostradë të re.

Në takimin e fundit të dy grupeve parlamentare ata u shfaqën nën një iluzion të ri dashurie politike. Mes shkuesve të vjetër dhe të përfolur, siç ishin Mediu, Ndoka dhe Berisha, dukej se një çift i vjetër po mbulohej nën duvakun e ri.

Ishte e mjaftueshme vetëm kjo pamje për të parë shëmtimin e një aleance: në rrethin e ngushtë ishin sëbashku: vjedhja masive e Rrugës së Kombit, masakra e Gërdecit, vrasjet e 21 janarit dhe marrëveshja e fajkojve të Detit.

Ishte mendimi “intelektual” i Nard Ndokës, Flamur Nokës, Palokës e një serë ministrash e ish-ministrash, roli i të cilëve nën pushtete të ndryshme ka qenë mediokriteti dhe arroganca.

Përse u bë kjo bashkëjetesë politike, kush kishte më shumë nevojë për të, kush është njeriu që qëndron pas saj dhe njëkohësisht garanti i vazhdimit të një lidhjeje të vjetër, që, pas divorcit të vitit 2013, mund të jetë edhe një herë si ishte dikur.

Basha kishte nevojë për LSI, jo se i do shumë dhe nuk e di se cilët janë. Në fushatën e vitit të shkuar, e gjithë bateria e tij, si kurrë më parë, ishte pikërisht kundër lësëistëve. Me marrëveshjen e majit 2017 ai synoi, ashtu si edhe Rama, daljen jashtë loje të partizës së majtë, e cila, deri tani, pra deri në qeverinë “Rama 2”, ka qenë e treta e domosdoshme e qeverisjes.

Ai e pranoi këtë lojë të re politike, pasi, me lidhjen e re, ai synon të mos dërmohet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, nga ku mund të marrë rrokopujën e pakthyeshme, jo vetëm politike, por edhe të jetës së tij vetjake, duke u përballur me akuza të rënda, të cilat i shmang tani me privilegjin e të qenurit shefi i opozitës.

Një e nesërme e tij pa funksion politik mund të thotë fare lehtësisht dërgim në organin e akuzës.

Pushteti atij i duhet më shumë se gjithçka tjetër, për të mbijetuar. Ai ka shansin e fundit në politikë. Meqenëse partia e tij çalon me të dyja këmbët, atij i duhet paterica politike e LSI-së.

Së dyti, ai e pranoi këtë lojë për t’i thënë të përjashtuarve prej tij, Patozi, Topalli, Bode, Imami, Bregu, Ruli, që nuk pranojnë të kthehen se, edhe pa ju, me lojtarë të tjerë, unë mund të vazhdoj të luaj edhe më tej e ndoshta edhe të fitoj.

LSI-së i duhet domosdo një lidhje e re e dashurisë politike. Nëse me të majtën nuk kishte qasje të përbashkët, e provon tani me të djathtën. Si thotë ajo kënga “në mos njeri, tjetri moj, çupën do ma marrë”.

E vetme, forca e tretë politike në vendin tonë, në zgjedhjet vendore mund të ketë debatin më të ndjeshëm të jetës së saj politike. Sepse nuk do të mund të joshë më me pushtetin dhe do të ishte fillesa e rënies së saj ndoshta një rënie e lirë.

Mbetja jashtë pushtetit vendor do të ishte sinjali i largimit të mëtejshëm të njerëzve të saj, zbehja e pushtetit dhe kalim në një minorancë pushtetore që do e gremiste rolin e saj politik.

Së bashku, ata kanë edhe një shkak tjetër, që në të vërtetë, mund të jetë arsyeja e të gjitha shkaqeve: frika nga ndëshkimi.

Deri tani mëria e pushtetit gjyqësor po bie mbi njerëzit e deleguar në pushtet nga LSI. Edhe nëse është krejtësisht e rastësishme, kjo ka krijuar bindjen e një vije politike mbi drejtësinë, të cilin e kanë ata që, po kështu, e kanë ushtruar drejtësinë.

Në arkivën e qeverisjes së tyre ka shumë mëkate e faje, të cilat, si duket, do të fillojnë të zbardhen shumë mw shpejt nga sa është menduar. Do të ketë zbardhje më të shpejta, me gjithë vonesën e tyre.

Të qenurit fillikat, secila për veten dhe pushteti në dorën e dikujt tjetër, që edhe qeveris gjithë vendin, kjo do të mund të ishte humnera më e madhe e opozitës. Do të ishte shuarje e çdo ëndrre për pushtet. Dhe, bashkë me të, edhe fundi i një rruge të gjatë politike.

Është interesant se, të dy liderët e opozitës, tani sëbashku, kanë hyrë në politikë pa punuar asnjë ditë në vendin e tyre, nëse nuk i quajmë si ditë pune ato të Bashës si kamerier në Rinas. E, po ashtu, të dy, përmes politikës, kanë çelur dyert e një gjendje financiare të begatë.

Tani, mëria e shfaqur mes tyre disa javë më parë, ka rënë. Ata janë të lumtur, të mirëpritur, një bashkësi politike, e cila, edhe pse duket e pakuptimtë, dhe në një vend normal nuk do të ishte tjetër, do të bëjë një copë rrugë sëbashku.

Pas tyre qëndrojnë dy njerëz që e kanë luajtur politikën më fort se të tjerët. Të dy të fuqishëm brenda lobimit të tyre, autoritarë, megjithëse të kundërt: njëri agresiv, ekspresiv, edhe kur flet për lopët dhe dhitë në Viçidol; tjetri zakonisht sfinks, dhe, me dashuri e qetësi, zgjidh gjëra që duken të pamundura, me përjashtim të shpërthimeve në rrezikimin e pushtetit.

Duke pasur në pasvijë dy figura të tilla, ata, liderët e tashëm dhe të përkohshëm, do të lëvizin duart, do të shkojnë në studio televizive, do të duket si një dashuri e përjetshme, do të duken se askush tjetër nuk është mes tyre, por e vërteta duket që larg.

Do të jetë një bashkim nga e mbara apo risjellje e një kohe të shartuar me kërcënime, mbyllje dosjesh, vjedhje dhe vrasje?

Shumë kush e di përgjigjen. Edhe ata vetë.

Share This Article
2 Comments
  • Kush jane ato qe do paguakan takse per aleancen PD-LSI? PS e Rames ne qeveri dhe Bedriu ketu ne gazete, se ne tjereve na mjaftojne taksat e Rames!
    O Bedri por PD me LSI kane patur nje qeveri bashke apo te ka zene skleroza trurin? Dhe kur kjo aleance ishte ne qeveri, opozita e Ramuthit beri thirrje “Ta bejme si ne Tunizi” nga qe doli nje video e ish-z.v Kryeministrit Ilir Meta duke bere pazare me ate Priftin.
    Dhe “e beri si ne Tunizi” vertet, mblodhi me pare e me premtime fakire qe te suleshim me gure e hunj mbi policine “te indinjuar nga ish-z.v Kryeministri Ilir Meta”, gjysma e qeverise Berisha…
    Por…erdhi 2013, zgjedhjet! Ramuthi mblodhi 1 milion shuplaka kunder Berishes por…bashke me Ilir Meten ish z.v. Kryeministrin e Berishes. Bashke me gjysmen e qeverise Berisha, u be qeveria Rama!
    Por qyfyret ishin perpara…
    Ish-z.v Kryeministrin e Berishes, Ilir Meten per te cilin beri dhe 21 janarin tunizian ne Tirane, Edi Ramuthi e zgjodhi…President te Republikes!!!
    (sikur te ngrihen nga varret ato fakiret e 21 janarit do ka hanin me dhembe Ramuthin)
    Tani o Bedri besoj se te erdhi sado pak kujtesa, edhe skleroza tu largua. Tani besoj se duhet ta zhdukesh ate pacavure qe ke shkruar se me fort se godet aleancen PD-LSI sot, felliq kete pushtet qe me nje pjese te kesaj aleance mbajti qeveri kurse kreun e saj e ka zgjedhur President.
    Ik Bedri se na shkrive gazit sot me brrockullat e tua.

    • i nderuar dashamires !

      E vlersoj maksimalisht kete koment per supermafjozet e berishajve metajve, bashajve ,titvasileve dhe kopileve qe jo vetem qe kane kaluar ne ekstaze por dhe sulmonjne cdo njeri p.olitikan,ambasador apo deputet qofte,grup njerzish por dhe shtetare te huaj..

      Del pyetje vetvetiu: Ku e gjen kete force ky monster VIQIDOLI ??.
      .
      pse “kopilat e berishes” META BASHA jane kaq te fuqishem sidomos kur marin viagra nga Governori Donald Luluja ? OSE DONALD LUJA DUKET SI USHTAR I FRIKSUAR PARA TYRE ?
      ..
      Spjegimi qendron se vendi yne nga 4 shkurti 1992 dite ne te cilen ambasadori famekeq Rajerson mori pjese ne votimet per 22 marsin si SERBerishist i terbuar bashke me antishqiptarin me te madh per te gjithe kohrat Elez Serbiberaj quhet Republike Ambasadoriale e Salibanise ku Berisha eshte kryekuislingu i tyre me “dildot” Meta-Rama-Basha.
      .
      Marrim shembullin e PARE superskandaloz:
      .
      Ne 8 maj 2011 i pari i shqiptareve governori Arvizu beri nje veprim antishqiptar-antiamerikan-antinjerzor sepse menaxhoi vjedhjen e Bashkise Tiranes me menget e tij te perveshura…POPULLI VOTON..
      ..LUL KRIMINELI ARVIZUSE FITON
      .
      Marrim shembullin e DYTE superskandaloz
      Nje jave pasi “miu i bodrumeve” takoi me dashurine MBRETIN ARVIZU ,shkon te zyra e Berishes dhe i merr leje se do iki ‘PART TIME” ne aleance me Ramutin….i cili ne 1 prill 2013 e hengri “me deshire’ngjalen e Lalzit…bashke me kete Bedrislamin qe po na i shpif me keto Dacibaot gjume-ndjellese….Vjen 1 prilli 2017 dhe KOQJA E KANDARIT E GOVERNORIT..NEVRUZ MONIKAMETA kalon ne krahun tjeter te peshores dhe kjo nuk ndodh as dhe ne vendet e pushtuara por ne VENDE TE PSHURRURA TE BEDRISLAMIT
      .
      Dihet nga te gjithe se mender me thane Berisha eshte nje ‘TIGER LETRE” qe u fuqizua pasi ai zbatoi luften kunder nje sistemi qe kishte vdekur ne ate kohe..pra ishte ishte nje kanibal i nje lloji te papare ne historine e njerzimit.Me nje fjale me berishen armiqte e kombit pasi hodhen gjasme enverhoxhen ngriten lapidaret e zogut,xhaferr deves,hamit matjanit dhe gopit somes kush i mban mend se eshte lista e gjate.
      Le te analizojme nje shembull PIKANT :Shkerdhen berishen me ermal ilir enver hoxhen
      .
      Ndersa i pari ka bere krime te dokumentuara ku dhe ambasada amerikane i ka publikuar here ps here…..i dyti pra nipi enverit eshte arretuar per aresye banale dhe deri tani nuk asnje akuze nga drejtesia..pervec nje raportimi te nje prokurori gjerman anonim qe ndoshat eshte nipi adolf hitlerit.

      __________________________

      KOMENT PARA 5 VJETESH
      QE ESHTE ME AKTUAL SOT
      .
      Vone shqiptaret e kuptuan hilen e anti ambasadorit Arvizi i cili i la Edi RAMES celsat e kashtes..nje shtet te falimentur dhe nje plantacjon droge 28 mije km katrore dhe nje PUSHTET PARALEL I SALI MONSTRES QE NUK KA RAME AS OBAME (TRAMP) TA SHKULE NGA VENDI
      …..
      1-PRESIDENTI
      2-K/PROKURORI
      3-KRYETARI SHIKUT
      4-KLD
      5-KLSH
      6-70% E ADMISTRATES
      7-VOA E ELEZ BIBERISHES
      8-VATRA
      9- GJYKATAT SHQIPTARE
      10-DONALD LULUSHI
      11-HELMUTI ALEMANIES (SOT VLAHUTINIA)
      12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
      13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
      14-KALI TROJES ILIR MUTA
      15-BANDITET MEDIATIKE 2F (FRANGAJ-FEJZIU)
      16-NAZISKINET E AZEM HAJKARIT
      Pra me thjeshte Shqiperia eshte e pushtuar nga KOQET E SHKERDHEN BERISHES dhe eshte menxyre kombetare qe kemi nje kryeminister te tredhur ,hallatet e te cilit jane ne bodrume ambasadash
      …………………..
      O BEDRISLAMI !
      NUK E DI NESE BESON NE ZOT
      APO NE FJALEN E NDERIT.
      .POR KAM NJE KERKESE MODESTE:
      .
      JU LUTEM MOS SHKRUANI ME PER MONSTRAT saliberisha-lulbasha-ilirmonikakokmeta ?
      Shkruani per te parin e vendit governorin Donald Lu
      qe hapur ne menyre te denueshme dhe te neveriteshme
      po toleron kete bande antishqiptare & antihumane me ate palo reforme te dekriminalizmit qe po behet JELEK ANTIPLUMBI PER SALIMONSTREN…

      …………………………….
      .E PERSERIS:
      .
      ME KEQ QENKA
      POSHTRIMI NGA MIQTE
      SE PUSHTIMI NGA ARMIQTE
      .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *