Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Flokë dëbore në Tiranë, zbardhet Shkodra. Izolohet Dibra, probleme në Korçë e Gjirokastër
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Flokë dëbore në Tiranë, zbardhet Shkodra. Izolohet Dibra, probleme në Korçë e Gjirokastër
AktualitetLajmi i fundit

Flokë dëbore në Tiranë, zbardhet Shkodra. Izolohet Dibra, probleme në Korçë e Gjirokastër

Leda Hysa
Published January 9, 2019
Share
SHARE

Reshjet e dëborës kanë zbritur deri në Shkodër, Lezhë dhe Elbasan. Reshjet e dëborës kanë prekur edhe kryeqytetin gjatë natës, ndonëse me intensitet të dobët. Flokët e parë të dëborës në Tiranë kanë nisur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe reshjet kanë zgjatur disa minuta duke krijuar edhe shtresën e parë të bardhë e cila nuk ka qëndruar gjatë.

Probleme ka në akset rrugore në qarqet ku dëbora ka qenë e dendur. Prej orës 4:30 të mëngjesit dhjetëra automjete u bllokuan në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Borëpastruesja nisi punën vetëm në orën 7:30. Të bllokuara janë zonat e Zagorisë e Pogonit disa fshatra në Cepo dhe komuna Kurvelesh në Tepelenë. Rreth 20 cm reshje dëbore kanë mbuluar ndërkohë Gjirokastrën dhe rrethinat, ku trashësia e borës ka shkuar në 10 cm.

Reshjet kanë qenë intensive gjatë gjithë natës duke vështirësuar qarkullimin në qytet dhe në akset nacionale.

Për herë të parë këtë vit, ky mëngjes ka gjetur të zbardhur edhe Shkodrën. Gjatë natës ka pasur reshje bore në qytet ku mësohet se trashësia ka arritur në 3-4 cm. Është dashur ndërhyrja e 4 borëpastruesve në qytet për pastrimin e rrugëve dhe normalizimin e lëvizjes së automjeteve.

Sipas ARRSH, Qafë- Thana kalohet me zinxhirë. Në Gramsh janë bllokuar disa fshatra. Në Prrenjas të bllokuar Rrajca, Sopoti, Skënderbeu.

Në Elbasan kalohet me zinxhirë rruga për Labinot Mal, dhe Gjinar.

Problematike situata paraqitet në Dibër. Gjysma e fshatrave të këtij Qarku janë të bllokuar. Fshatrat si Lura, Kalaja e Dodes, Arras Selishtë, Ostren, Trebisht dhe në Bulqizë. Ndërkohë prej tetë ditësh është e bllokuar Terrnova e madhe dhe e vogël me 115 shtëpi.

Librazhd është bllokuar Qarrishta, si dhe kalohen me zinxhirë disa fshatra. Në disa fshatra nuk zhvillohet procesi mësimor për shkak të mos udhëtimit të mësuesve drejt vendeve të punës.

Dëborë e dendur ka rënë dhe në Bulqizë, ku trashësia shkon në 10 cm në qytet.

Leda Hysa January 9, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?