Florenc Hoxha denoncohet sërish, Isufaj: Më dhunoi fizikisht

anazapta

Tjetër denoncim ndaj kreut të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës, Florenc Hoxha.

Ai është kallëzuar penalisht nga Xhevair Isufaj, i cili ka denoncuar në komisariatin nr 4 në kryeqytet dhunën  që sipas tij është ushtruar nga Hoxha dhe truprojat e tij.

Xhevair Isufaj është një prej familjarëve të Ylber Isufajt, i cili disa ditë më parë denoncoi se pas një konflikti pranë banesës së Hoxhës, ky i fundit së bashku me truprojat e kishin plagosur.

Ngjarja ndodhi në 6 gusht në afërsi të Priskës, pranë shtëpisë së Hoxhës. Policia tha se konflikti kishte lindur për motive pronësie, ndërsa vetë Hoxha tha për media se nuk kishte qëlluar në drejtim të Ylber Isufajt dhe gjithçka ishte një inskenim.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *