Ka përfunduar me triumfin e Florentit edhe ky edicion i tretë i “The Voice of Albania”, pas një nate finale të magjishme dhe me performanca të shkëlqyera nga 4 konkurrentët finalistë. Triumfi i dytë ky për Sidrit Bejlerin, si trajneri i tij.
Sa i përket garës finale, gjithçka nisi me performancat e para të secilit prej finalistëve: respektivisht Krenari me “Calling You” nga Jeff Buckley; Bora me “I love Rock ‘N’ Roll” nga Arrows – këngë që u bë e famshme më pas nga Joan Jett & The Blackhearts, por edhe Britney Spears -; Sigi me “Listen” nga Beyonce dhe Florenti me “In these Arms” nga Bon Jovi.
Sfida mes 4 talentëve të “The Voice” për çmimin e madh të edicionit të tretë vijoi edhe me perfomancat e dyta të secilit prej tyre, ku Sigi nga skuadra e Eltonit doli sërish para publikut të zjarrtë me “Think”, nga Aretha Franklin; Bora nga skuadra e Almës me “Ready for Love”, nga India Aire; Florenti nga skuadra e Sidritit me “Show must go on”, nga Queen; dhe Krenari nga skuadra e Aurelës me “Addicted to love”, nga Robert Palmer.
Por, natës finale të këtij spektakli nuk i munguan as performancat e secilit prej konkurrentëve së bashku me trajnerët respektivë të tyre, ku të gjithë spektatorët e telespektatorët shijuan duetet e Almës e Borës, me “I’ve seen that face before” të Grace Jones, Aurelës e Krenarit, me “Feel the passion dhe Jetoj” nga vet Aurela Gaçe, Eltonit e Sigit me “Steamy Windows” nga Tina Turner, dhe Sidritit e Florentit me “El tango del Roxane” të The Police, kolonë zanore e “Moulin Rouge”.
Bravo, ka kenduar shkelqyeshem, deri para nje jave, mendoja se duhet ta fitonte Bora Dokle, gjithashtu nje kengetare me ze shume te mire, por dje ne finale, Florenti ka qene ne nje nivel shume te larte.
Per mua e meritonte vendin e pate, i uroj suksese.
Ne shqiperi nuk po kendohet me shqip por po imitojne vetem te huajt sidomos Amerikane e Angleze ,po i bejne reklame muzikes se botes kur dhe kemi tonen qe duhet te dominoje por jo te zhduke fare edhe muziken nderkombetare pra muzika jone ka perfunduar ajo nuk dominon me ne Shqiperine tone popullorja eshte kthyer ne tallava e muzika e lehte ne Amerikane ,Angleze ,A KEMI ME KOMBE NE SHQIPETARET?