Florian Marku i njohur si “Mbreti Shqiptar” ngjitet sonte në ring: Duhet një fitore e bindshme

Amelda Amelda

Boksieri Florian Marku i njohur edhe si “Mbreti shqiptar” do të përballet sonte në stadiumin e Neëcastle, në orën 20:00, me uellsianin Chris Jenkins, për të mbrojtur titullin ndërkombëtar në kategorinë “IFB”.

Përballë një kundërshtari që numëron 30 ndeshje në boksin profesionist 23 prej të cilave i ka fitore, 8 me KO, Marku shprehet optimist:

“Është një nga kundërshtarët më të mirë që jam ndeshur. Duhet një fitore e bindshme që emri im të rritet akoma më shumë,” ka thënë Florian Marku.

29-vjeçari shqiptar nuk njeh asnjë humbje në karrierë në 11 luftime, ndërsa sfida me uellsianin do ta ndihmojë për të rritur më shumë popullaritetin.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *