Florian Marku mposht në raundin e katërt rivalin e tij uellsian

redaktor

 

Florian Marku nuk ka kundërshtar, fiton dhe mbron titullin e kampionit

Ai ka arritur të mposhtë kundërshtarin e tij nga Uellsi, Chris Jenkins.

Marku është futur në ring për të mbrojtur titullin e tij IBF International për kategorinë e peshave të lehta ndaj boksierit britanik.

“Luani” shqiptar ka bërë një performancë të shkëlqyer dhe e ka treguar më së miri se përse ka statusin e kampionit.

Raundi i katërt nga 10 gjithsej ishte i jashtëzakonshëm me Markun që e fton hapur rivalin dhe pse i gjakosur i jep goditje të rënda.

Gjyqtari ndërhyn duke i dhënë dhe fitoren boksierit kuqezi.

Për Florian Markun tashmë është ndeshja e 12-të si profesionist prej të cilave tani arrin 11 ndeshje fitore me një barazim ndaj Jamie Stewart.

Një fitore që i hap dyer të reja boksierit kuqezi që tashmë mund të kërkojë rival të mëdhenj dhe pse jo atë që kërkon ai prej kohësh, kampionin Conor Benn

n.s. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *