Vajza e motit në ABC News dhe drejtuesja e emisionit “Jo vetëm modë” në Tv Klan, Floriana Garo është ndarë nga i fejuari i saj Tedi Ngjela.
Rrjetet online u çanë duke shpërndarë këtë lajm që ka të bëjë me një ndër vajzat më të bukura të ekranit.
Revista Who në internet shkruan se lidhja e tyre 5-vjeçare ka marrë fund.
Sipas saj, burime të afërta të çiftit kanë konfirmuar se Tedi dhe Floriana kanë vendosur të ndahen pas një krize të kaluar në muajt e fundit.
Shkaqet që e çuan çiftin e njohur në krizë, nuk dihen. Shkrimi sjell në vë- mendje faktin se Floriana ka rrëfyer që e braktisi Amerikën për hir të dashurisë që kishte ndaj Tedit dhe për këtë arsye vendosi të jetonte pranë tij, në një shtëpi në Tiranë.
Ndoshta nuk duhet të braktisësh diçka për dikë, se ky dikush mund të të braktisë për diçka tjetër.
Megjithatë situata nuk është aspak dramatike, madje është më mirë nga ç’mendoni.
Floriana është parë ditën e djeshme nën shoqërinë e Zonjës së Parë, Odeta Nishani dhe disa miqve të tyre, duke drekuar në një restorant në Tiranë.
Facebook Spy* ka mundur të sigurojë fotot e drekës.
Bukuroshja duket në formë dhe e qeshur, nën shoqërinë e Zonjës Nishani, të cilat kohët e fundit shoqërohen shumë së bashku, thuhet se midis tyre ka lindur një miqësi e ngushtë.
*******
*Facebook Spy botohet të shtunë dhe të dielë në DITA



Po ku e kishe gjetur kete macok moj zoje?
5 vjet ke ndenjur me kete surrat ti?
Alamet femre paska vajtur per lesh
Tani do gezohet me te vertet Sander Frangaj.
Ed Ramen e futi ne thes,tani e ka rradhen Floriana e bukur 😉