Flota e Shteteve të Bashkuara ka lajmëruar se dhjetëra marinarë do të disiplinohen pasi 7 anëtarë të ekuipazhit të USS Fitzgerald u vranë në një përplasje.
Në qershor, shkatërrruesi amerikan u ndesh me një anije mallrash nga Filipinet në ujërat japonez. Zv/shefi i operacioneve detare, Admirali Bill Moran u shpreh se oficeri komandues dhe dy anëtarë të lartë të ekuipazhit nuk do të shërbejnë më në bord të anijes. Sipas tij, Flota ka humbur besimin në aftësinë e tyre për të udhëhequr.
Anija filipinase ACX Crystal u përplas me USS Fitzgerald në orët e para të 17 qershorit, në Gjirin e Tokios, duke shkaktuar një krisje tek shkatërruesi amerikan dhe duke përmbytur kuvertën e ulët.
Ndërkohë anija filipinase mori dëmtime më të lehta. Asnjë nga anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bordin e anijes filipinase nuk u plagos.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të kësaj përplasjeje. Sipas rregullave detare, mjetet duhet t’i hapin rrugë anijeve nga ana e tyre e djathtë, ku shkatërruesi ka pësuar dëmtimet, duke ngritur pyetje se anija amerikane mund të ketë qenë fajtore.

“Flota e Shteteve të Bashkuara ka lajmëruar se dhjetëra marinarë do të disiplinohen pasi 7 anëtarë të ekuipazhit të USS Fitzgerald u vranë në një përplasje.”—do të disiplinohen???????????
a ju bëfsha mutin në përkëthim!
Bashke me oficeri komandues dhe dy anëtarë të lartë të ekuipazhit i zevendesoni me te afte,njikohesisht ndrroni edhe anijen shkatrruse se nuk ban per shkaterrim as nuk ban per lufte.Sepse shkaterron vetveten ne vend te shkaterroj kundershtarin.