Flota e Solidaritetit, Rama: Përmirësim i rrugëve që nga pranvera

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë prezantimit të flotës së solidaritetit se nga pranvera qytetarët shqiptarë do të ndjejnë përmirësime të akseve rrugore, me makineri që do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve.

Rama tha se duhet të marrë fund historia e rrugëve që bllokohen nga dëbora, vetëm sepse mungon mirëmbajtja e tyre.

Kompanitë e mirëmbajtjes do të jenë edhe bërthama e Flotës së Solidaritetit, si një garanci për reagimin e shpejtë dhe efikas në çdo situatë, duke garantuar kalueshmërinë e akseve kombëtare pavarësisht motit të rënduar”, thotë Rama.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se shumë shpejt do të nisin punimet për Rrugën e Arbrit, si dhe do të përfundojë edhe aksi Rrogozhinë-Fier.

Share This Article
1 Comment
  • amon riparojeni rrugen Shkozet shijak qe eshte bere tmerri i udhetareve , eshte katandisur ne rrugen me te keqe ne ballkan , hajdeni shiheni si e kane katandisur firmat private kete rruge duke e bere te paperdoreshme,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *