Flota koreane trondit tregjet botërore

Dita

Një flotë fantazmë me 85 mega-anije mbajtëse kontenierësh, e cila ka mbetur pa para, ushqim dhe benzinë, po çorodit gjatë këtyre orëve të gjthë tregtinë botërore. Asnjë port nuk i pranon më.

Asnjë furnizues nuk është më i gatshëm që t’u garantojë karburant dhe catering pasi Hanjin, kolosi korean i shipping të cilës i përkasin anijet, ka shpallur falimentin. Disa prej anijeve janë bllokuar jashtë portit kalifornian të Long Beach me vlerë 38 milionë dollarë në bord, e përbërë nga elementë për elektroshtëpiakë Samsung.

Qeveria e Seulit ka garantuar një hua të jashtëzakonshme prej rreth 90 milionë eurosh për ta kufizuar emergjencën.

Kjo krizë rrezikon të prekë si një efekt domino të gjithë tregtinë botërore, raporton Mapo. Hanjin është një prej transportuesve më të mëdhenj në botë dhe sipas llogarive të analistëve ka mallra me vlerë 14 miliardë dollarë të gatshme për t’u dërguar që tashmë duhen të nisen për në destinacion me mjete të tjera.

Sektori ka që nga fundi i 2015-s që punon me humbje dhe pritet që ta mbyllë 2016-n me rreth 5 miliardë euro humbje.

Share This Article
4 Comments
  • ja dhe një dështim i socializmit korean!!njëlloj si dështoi socializmi në shqipëri dhe në të gjithë lindjen,përveç kinës dhe kubës,dështoi dhe në kore!!
    ou,kjo qeka për korenë e jugut!!
    më falni për ato që shkruajta më lartë!!në kapitalizëm mund të falimentosh dhe të ringrihesh,me emër tjetër,por ska rëndësi!!gjëra që ndodhin,e ka ekonomia e tregut!!vetëm socializmi nuk e ka të lejuar të ketë krizë!po falimnetoi?!zhduket si sistem sepse është pa vlerë,është sistem i dështuar!!

  • Po kolaps boteror per 14 miliard dollare sjeni ne terezi fare
    amerika pagoi brenda dites per te shpetuar bankat 700miliard dollare e sndodhi asgje po e coka han jing tregtine ne kolaps lajme vk

  • Ramy more debil.
    Eshte loje e globalizimit. Nje eecesion i madh po pregatitet dhe sa po ka filluar. Bota do kaloje nje krize tjeter te ashper. Do kete shume falimentime. Shume dhimbje.
    Rritje cmimesh te paarritshme dhe papunesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *