Në të ashtuquajturën “betejë të shekullit”, ekspertët dhe kompanitë e basteve rezultuan mëse korrektë.
Duke shfrytëzuar superioritetin prej 10 cm më shumë gjatësi, gjë që e ndihmoi të siguronte pikët e para dhe të shpejta prej grushteve të lëshuara, por edhe tipin specifik të mbrojtjes me anë të supeve, në mënyrë që të shmangte dëmtimin nga e brendshmja, Floyd Mayweather mposhti me rezultat unanim 118-110, 116-112 dhe 116-112 Manny Pacquiaon, pas 12 raundesh, në sfidën për titullin botëror të peshave të lehta.
Sfida e zhvilluar në “MGM Grand Garden Arena” të Las Vegasit tërhoqi një vëmendje të jashtëzakonshme, për të cilën biletat ishin shitur deri në 350 mijë dollarë, ndërkohë që amerikanët që e kanë parë nga televizori atë mund të kenë paguar rreth 100 dollarë.
Mayweather, 38 vjeç, mbetet ende i pamposhtur në 48 ndeshje si boksier profesionist, duke koleksionuar ndër to 26 triumfe me “knock out”. Ndërkohë, rivali i tij 36-vjeçar, Pacquiao, pëson kështu humbjen e shtatë në karrierë, gjatë së cilës ka arritur edhe 57 fitore, 2 tërheqje. Ndër triumfet, 38 me “knock out”.
Pacquiao në fakt zbriti në ringun e boksit me një buzëqeshje thuajse ironike dhe tepër i rehatuar, sikur të ishte duke shkuar në ndonjë “party”, ndërsa Mayweather u shfaq më serioz dhe tepër i mbyllur në vetvete, sikur të ishte duke u futur në çështjen më të rëndësishme të biznesit në jetën e tij.
Sfida ishte tepër e dyluftuar, edhe pse jo ndër më të mëdhatë që mund të jenë parë ndonjëherë. Sipas specialistëve, Mayweather ka qenë fitues në 7 raunde, 2 shkuan për Pacquiaon, ndërsa 3 ishin thuajse të barabarta. E megjithatë, pompoziteti i dhënë përpara saj duket se ishte i tepruar krahasuar me atë çfarë dhanë në ring dy boksierët, nëse do të mund të krahasoje ndonjë sfidë të Muhammad Ali dhe Joe Frazier, gjatë viteve ’70.
Kujtojmë se ndeshja e parë e vërtetë e shekullit ka qenë përballja e parë mes Ali dhe Frazier, të cilët ishin të dy të pamposhtur dhe sërish e mbyllën sfidën me rezultat, duke munguar “knock down”-i.

Me 3 gjyqtar te jurise amerikan dhe aq para sa ishin hedhur ne baste nga vete amerikanet normal qe do fitonte Mayweather,po te ishte zhvilluar ndeshja ne ndonje vend tjeter ndryshe do ishte rezultati
Ajo qe pame nuk ishte BOKS I VERTETE,por ESTRADE E VERTETE!
400 miljonet e mbledhura ish nje show medjatik se sa nje boks qe nuk la shum vlera e emocione tek spektatori!
Amerikanet gjithnje pergatitin terenin,per te mblexhur sa me shum te ardhura ne finale qe nuk luftojn buajt por minjte,pra shesin sapunin per djathe!
400 miljonet e mbledhura ish nje show medjatik se sa nje boks qe nuk la shum vlera e emocione tek spektatori!
Amerikanet gjithnje pergatitin terenin,per te mbledhur sa me shum te ardhura ne finale qe nuk luftojn buajt por minjte,pra shesin sapunin per djathe!
Kjo ishte si dancing with the stars,,,Ja bene me hile pakman-it..Dyshohet qe i ka blere arbitrat ,,,
Maywether eshte boksjer I mire por eshte hileqar dhe I pa ndershem ne nuk pame boks se boksjeri duhet te luftoje jo te perqafoje kundershtarin kur ai e sulmon .
Nga cfare prisnim nuk pame asgje po Mani Pacuako eshte boksjer I paster dhe njeri I mire
Negro I zgjedh vet gjyqtaret gjithmone dhe referin jane te tijet gjithmone ,so harrojeni se do humbas ndonje here,pasta eshte kthyer ne bissnes ska me boxing.
VETEM BIZNES,, ME CFAR PAME NUK JA VLENTE PER GJTHE ATE ZHURME MEDIATIKE,,,,, VETEM BOKS NUK MUND TI THEMI,,,,KETA KAN DHENE PER BOKSIN NE FILLIM TE KARRIERES SE TYRE,, TASHTI JANE VETEM AKTOR QE SAJOJNE NDESHJE PER PERFITIME,,,
Shoku po te ishte show Pacquaio do kishte rene ne toke nga raundi i dhjete ose do behej tabele qitjeje, por jo vetem qe ra, por ia mori shpirtin Mayweather. Pas atij vendimi te turpshem, justifikoj edhe gjyqtaret shqiptare qe marrin ato vendime skandaloze qe vetem drejtesi nuk quhet. Nuk e ndane as me 2 pike diference te haej pak si vendim, por ai i pari ia futi me maje kur tha 118 me 110.
Me gjithe ato para’ qe ishin hedhur e sigurte qe edhe gjyqtaret te kishin luajtur per fitoren e Mayweather.