Fluks kërkesash, MB: Për karta ID mund të aplikoni dhe sot

Ornela

Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura edhe këtë të shtunë në të gjitha qytetet kryesore të vendit.

Kështu deklaron Ministria e Brendshme, e cila sqaron se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të lartë të aplikimeve për karta ID dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit, gjatë ditës së shtunë, datë 26 janar.

Po kështu Ministria e Brendshme deklaron se në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit të qytetarëve, ditën e shtunë, përveç të gjitha zyrave të njësive administrative të Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër dhe Vlorë.

Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve të verifikojnë afatet e vlefshmërisë së kartës ID, në mënyrë që të aplikojnë më herët pa krijuar flukse dhe radhë pritjeje.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *