Fluks largimesh te Monaco, drejtori sportiv jep dorëheqjen

Gazeta Dita

Drejtori Sportiv i Monaco-s Antonio Cordon është larguar nga klubi pas vetëm një viti, për shkak se ka humbur kontroll nga largimet e shumta.

Kordon iu bashkua kampionëve francezë verën e kaluar duke nënshkruar një kontratë trevjeçare, por puna e tij është vështirësuar së tepërmi gjatë verës aktuale.

Cordon e dinte shumë mirë strategjinë e blerjes së të rinjve të talentuar dhe shitjes me përfitim të madh por nuk iu dha mjaftueshëm kontroll nga shefi ekzekutiv i Monaco-s Vadim Vasilyev për sa i përket largimeve të lojtarëve.

Kylian Mbappe, Benjamin Mendy, Thomas Lemar dhe Fabinho mund ta ndjekin këtë verë. Lemar ka arritur marrëveshjen me Arsenal dhe i ka thënë klubi se kërkon të largohet.

Drejtori Cordon ka rekrutuar Youri Tielemans, Kongolo, Benaglio dhe Meite për të përforcuar klubin për sezonit që vjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *