Fluks në Morinë, hyn në fuqi patrullimi i përbashkët në rrugën e Kombit

Gazeta Dita

Fillimi i korrikut ka shënuar edhe fluksin më të lartë të kësaj vere në pikën kufitare të Morinës dhe Rrugën e Kombit.

Të dhënat e policisë kufitare bëjnë të ditur se mbi 15 mijë qytetarë nga Kosova, kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin për të kaluar pushimet verore, në 24 orët e fundit.

Policia kufitare ka ngritur traun duke zbatuar procedurën e përshpejtuar me 6 sportele, për të shmangur radhët e gjata.

Sipas policisë kufitare, fluksi ka nisur që të premten në në mbrëmje ndërsa të shtunën fluksi është shtuar pas orës dy pas mesnate Preferencat mbesin Velipoja e Shëngjini.

Agjencitë turistike kosovare bëjnë të ditur se kanë kërkesa të shumta për prenotime për plazhet shqiptare .Sot ka hyrë në fuqi edhe patrullimi i përbashkët i dy policive Kosovës e Shqipërisë ne rrugën e kombit.

Patrullimi i përbashkët realizohet referuar bashkëpunimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me Policinë e Shqipërisë bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore të të dyja shteteve për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonit veror.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *