Pikat kufitare të Kosovës po përballen me një fluks mjaft të madh njerëzish, që po shkakton pritje të gjata.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë përmes pikës së kalimit kufitar të Merdarës iu duhet të presin 2 deri në 2 orë e gjysmë. Ndërsa për të dalë nga Kosova në këtë pikë kalim, duhen vetëm 5 deri në 10 minuta.
Ndërkohë, pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë raportohen si më të shkurtra.
Për të hyrë në Kosovë nga ky pikë kalim, qytetarëve iu duhen 15 deri në 20 minuta, kurse për të dalë nga Kosova iu duhen 5 deri në 10 minuta.
s.a/dita
