Fluksi i lartë i pasagjerëve në portin e Durrësit, policia punon me kapacitetet maksimale

Gazeta Dita

Fluksi i pasagjerëve ka arritur pikun në portin e Durrësit. Sipas  BalkanWeb, katër tragete e kanë bërë dy herë rrugën vajtje-ardhje brenda ditës. Tragetet kanë ardhur në mëngjes dhe kanë ikur sërish në drekë.

Situata vazhdon të jetë e rënduar që prej mbrëmjes së djeshme. Mbrëmë kanë ardhur rreth 7462 pasagjerë dhe 1984 automjete dhe kanë ikur 5786 dhe 1300 automjete.

Policia e Durrësit po punon me kapacitetet maksimale të sporteve. Kapiteneria e portit, Paulin Ndreu tha se po punohet  24 orë pa ndërprerje për të shmangur vonesat.

Sipas kapitenit të përgjithshëm të porteve, Paulin Ndreu, janë marrë masa nga kapiteneria e porteve në bashkëpunim me policinë kufitare që fluksi i madh të menaxhohet më së miri dhe të mos ketë pengesa dhe pritje të gjata.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *