Shkrimtarja Flutura Açka, duke folur në një intervistë për “GSH”, thotë se politika shqiptare ka manipuluar Shqipërinë.
Sipas saj, ajo ka arritur madje edhe të përçajë familjen.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, ajo thotë se nuk do të refuzonte të hynte në politikë, pikërisht për të ndryshuar diçka.
“Politika dominon jetët tona dhe ky nuk është një fenomen shqiptar. Rrotull në Ballkan, dhe veçmas në vendet që kanë kaluar diktatura të gjata, kjo është një gjë e natyrshme dhe e pranuar madje nga shoqëria, pikërisht nga reminishencat kur jeta jonë kontrollohej nga politika.
Në Europë rrallë ndodh që sheshet të mbushen me mitingashë politikë, por me protestues së të drejtave të tyre.
Ne shqiptarët jemi robër të ekranit dhe nga andej politika, e cila e ka mësuar këtë sekret të ndjeshmërisë sonë, na manipulon çdo ditë, na zotëron ditën, emocionet, dëshirat dhe dashuritë tona.
Ne konsumojmë kaq shumë politikë, sa jemi të lodhur për konsume të natyrave të tjera njerëzore. Por kjo ndodh edhe sepse politika e ka përçarë kombin, e ka ndarë në ngjyrat e saj dhe e ka skajuar asisoj, sa të përfshirit në politikë, qoftë edhe si militant i rëndomtë, përkthehet në mundësi për mbijetesë, veçmas në kohë krizash, si këto tonat të shpeshta.
Edhe kultura bajraktariste, nevoja për t’u identifikuar me pashallarët tanë, si e vetmja pikë referimi për të tërën, si qenie të pagabueshme, ose edhe nëse të pagabueshme të pagjykueshme, ka ndihmuar në këtë. Shkurt, politika bën me ne ç’të dojë, sepse e ka marrë autoritetin me të gjitha mjetet dhe format”, thotë shkrimtarja, e cila jeton mes Holandës dhe Shqipërisë./b.l

Sa “shpejt” u kujtua zonja te thote dicka qe deri diku ben sens!!!!!!!!!!!
Deri dje ,kjo zonja, i bente furce regjimit brekedhjere.
Por edhe tash nuk e ndan mire pergjegjesine ,duke i naktosur si pergjegjes edhe viktimat “e perfshirit ne politike per mbijetese”.
Per mua kjo zonje ,ka qene e rreshtuar me vetedije ne zhganin e llapaqenerise retushuese te is-rregjimit brekedhjere,,,,si e tille nuk ka te drejte morale te beje moral dhe te jape mend.Po kur “mente” e saj i blen Gazeta Shqiptare ,,,,,nuk e kuptoj se cfare po blen “Dita” e dashur.
Ky eshte thelbi i problemit Lora, ish-et, mbasi u siguruan qe dosjet nuk do te hapen, por mbasi pane qe dosjet u shkaterruan, sot ish-et, nxitojne te na japin leksione demokratie, leksione dhimshurie dhe drejtesie.
Ne qofte se populli sylesh, nuk do te degjonte fjalet e Neritan Cekes, kur me urdher te ish sigurimit, doli dhe na beri thirrje, qe mos ta shkaterronim bllokun, sot do te kishim nje tjeter situate, se bashke me bllokun e kuq, do te iknin per lesh edhe bashkepunetoret e bllokut, qe kishin bere emer ne sigurimin e shtetit dhe si pasoje, sdo te ishte rindertuar Blloku Blu, qe u sfumua nga Blloku i Kuq.
Nuk mund te jape mend per familjen,nje…,qe nuk ka familje.
Unë nuk ia di biografinë shkrimtares F.Açka, por them se ka thënë shumë të vërteta.
Në Shqipëri ose je partiak dhe jeton e punon, bën karrierë e pasuri, ose pa parti, për pasojë pa punë, inekzistent, askush nuk të ofron asgjë po nuk u prezantove si partiak. Të denigrojnë dhe të injorojnë totalisht, sikur je i huaj në vendin tënd. Aq sa shpesh në tokë të huaj e ndjen vehten më vendas se në vendin tënd…
Shqiptarët ose duhet të jenë militantë ose me teserë partie, ndryshe je i destinuar të zhdukesh si qënie njerëzore…Për tu habitur, sepse as në komunizëm nuk ishte kjo frymë. Unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar partie, por karrierën dhe vlerësimet i kam marrë sipas formimit dhe aftësisë profesionale. Ndërsa në demokraci, megjithë kualifikimet edhe jashtë vendit, askush nuk të hap asnjë dritë jeshile, po nuk trokite tek dera e Partisë-mëmë apo bijë…
Dhe ne presim nivel qytetar e intelektual me partiakët, “Prit gomar, të mbijë bar”!
Indinjata me ne fund the nje te vertete te madhe, qe komunizmi ishte sistemi me modern dhe civilizues qe ka pare kjo race barbare dhe do shikoje ndonjehere ky popull tribu ne historine e tij. Problemi eshte se kjo race nuk e kupton dot kete pjesen civilizimit dhe kontributit qe dha ai sistem per keta kafshe, i mori nga hici nga majat e maleve dhe fshatrave ,njerez barinj dhe druvare duke ju krijuar hapesiren e duhur per arsim dhe mbi bazen e arsimit te ecnin ne jete duke bere karriere, sipas aftesise dhe talentit te tyre. Le ta provoje sot nje coban apo nje jetim te behet dikush, dhe pse ka talent dhe aftesi!!!! Perfundimi eshte shume i thjeshte, se rrezimi atij sistemi solli dhe varrosjen e themeleve qe mund te mbaje dhe zhvilloje nje komb. Tani nuk ka me rendesi ajo pjese e aftesise. Tani ska me rendesi asgje! rendesi ka qe ky popull ben tere kohes gam gam dhe jeton ne Big Brother!