Çdo të thotë fisheku në pajë?
Ishte një traditë kryesisht e trevave të veriut shqiptar e cila përmendet edhe në Kanunin e Lek Dukagjinit. Kur lindte një vajzë, atë e blinte një burrë që në djep, dhe kur mbushte 13-14 vjeç e merrte për nuse, pavarësisht se sa vjeç ishte tashmë burri. Vajza nuk kishte asnjë mundësi të kundërshtonte. Ditën që dilte nga shtëpia, i ati i fuste një fishek në pajë, me të cilën burri i saj mund ta vriste në rast se nuk do t’i bindej, ose nuk do ta trajtonte mirë atë.
Në kohën e Partisë së Punës, kur një grua punonte si traktoriste në fushë, çfarë ju shkonte ndërmend?
Pas lufte u bë një punë e madhe ndaj paragjykimeve të shumta. Ashtu si u zhvillua qëndistaria, rrobaqepësia apo artistikja Migjeni nëpër qytete, në fshat u zhvilluan kooperativat, dhe gruaja kaloi në ekstrem të mundësive të saj dhe u bë traktoriste.
Po gruaja në fshat, pas çlirimit, në ç’gjendje ishte?
Shumë e prapambetur. Gratë që kishin luftuar armikun, ktheheshin shumë më të ditura dhe të civilizuara, pasi mbartnin brenda tyre edhe idealin e madh. Këto gra morën pushtetin dhe filluan të organizojnë edhe gratë e tjera, per rimëkëmbjen e vendit tërësisht të shkatërruar dhe pa këtë forcë nuk do të mund të arriheshin ato zhvillime që arritëm.
Gruaja, a arriti të bëhej forcë?
Gruaja u bë forcë e madhe. Çdo grua e cila ka jetuar atë periudhë, mund të dëshmojë për vërtetësinë e fjalëve të mia.
Po me gratë e atyre që kishin qënë me Ballin Kombëtar, çfarë u bë?
Rreth tyre u nxitua sipas meje, u quajtën gra të deklasuara, por ato ishin më të përparuara se sa gratë e fshatit të asaj kohe, madje edhe më të arsimuara se sa disa gra të qyteteve. Nga përjashtimi i tyre, vendi humbi shumë, pasi nuk u përfitua nga përvoja e tyre.
Po si u krijua Byroja politike pas lufte, a kish gra në krijimin e saj?
Në përbërjen e Byrosë politike kishte mjaft gra që në krijimin e saj. Liri Belishova ishte e para që mori pjesë që në krijimin e saj, por edhe gra të tjera që kishin luftuar, ndërsa ato që vinin nga fshati nuk u pritën mirë. Ndërsa disa të tjera që kishin punuar dhe ishin intelektuale të mirëfillta, nuk u bënë kurrë anëtare të Byrosë politike.
Po gratë e udhëheqjes, si ndikuan te gratë e tjera?
Përgjithësisht mirë në fillim, por me kalimin e kohës mes nesh u krijua një diferencim i madh, qoftë në veshje, në pikëpamje, paraqitje ashtu edhe në vlerësime.
Për gratë e internuara, çfarë mendonte një grua komuniste në atë kohë?
Shpesh herë shkaku i internimit të saj nuk ishte vepra e saj, por lufta e klasave. Këto mund të rehabilitoheshin fare mirë në vende pune kolektive, dhe nuk kishte asnjë arsye që të krijohej pakënaqësi në masë.
A është abuzuar me këtë shtresë, pas viteve ‘90?
Po, madje shumë. Ato që kanë guxuar të shprehin mendimet e tyre ideologjike, ekonomike, politike edhe sot nuk janë të rehabilituar.
Atëherë dhe sot vazhdojnë të jenë të persekutuara?
Po. Sistemi i këtyre 23 viteve është më i egër dhe më i keq se sa ai që flitet për atë kohë. Meqënëse në atë kohë gjykatat paskan dhënë vendime të padrejta sipas tyre, të dalë e të thotë njeri që sot gjykatat japin vendime të drejta. Por më të prekur edhe në këtë periudhë, janë ata që guxuan të shprehen atëherë, në fakt është persekutimi i dytë për ta.
A ka patur gra në Sigurim, në atë kohë?
Si në çdo fushë të jetës, gruaja ishte pjese aktive: në jetën ekonomike, politike apo shoqërore të vendit. Ka patur gra dhe e kanë kryer plot përkushtim detyrën e tyre.
A u veprua drejt, me gratë ruse?
Ato shumë shpejt u bënë si ne, kontribuonin në zhvillimin e vendit në fushat që ato i njihnin. Pasi u prishën marrëdhëniet mes dy vendeve kishte mjaft prej tyre që u kthyen. Të tjerat qëndruan këtu bashkë me ne, por është për të ardhur keq që u ndanë nga fëmijët dhe bashkëshortet e tyre.
Shkodra, a e ka patur më të zhvilluar, shpirtin e kundërshtimit?
Është qyteti më i veçantë në këtë drejtim, sepse është kufitar, por edhe sepse njerëzit kishin një zhvillim më të madh dhe të trashëguar kulturor.
Pas 23 vitesh, a keni reflektuar sado pak, për prishjen e kulteve fetare?
Unë mendoj që u nxitua, pasi feja kishte një rol të madh. Më mirë të dënoheshin grupet armiqësore që vepronin nën petkun e feve, sesa të prisheshin kultet fetare. Ashtu si unë kam idealet e mia, edhe një besimtar ka të vetat. Por, tani meqënëse u rikthye feja, fatkeqësisht nuk po shohim që ata po ndihmojnë në atë që ata predikojnë.
A keni menduar të kërkoni ndjesë për “nxitimet” e bëra nga Partia e Punës?
Për luftën e klasave po, pasi ndjenjat njerëzore janë sublime. Duhej ndarë partia, shteti dhe pushteti. Kjo është e dukshme edhe sot, pasi i gjithë shteti është në shërbim të pushtetit. Duhej lënë me testament, që kush kish punuar në ndërtimin e veprave të mëdha, të kishte pjesën e tyre në to. Kështu do të frenoheshin abuzimet që u bënë në pluralizëm, pasi të gjithë ata që punuan, nuk morën asgjë nga sakrifica e tyre. E njëjta gjë që bëri Enver Hoxha pas ardhjes në pushtet: ua mori të pasurve dhe ua shpërndau të gjithëve, ndërsa këta ua morën të gjithëve dhe ua dhanë atyre që deshën. Të gjithë ata që u persekutuan, apo u burgosën dhe ndërtuan vepra të mëdha, sot nuk janë pronarë të punëve që bënë.
CV: Lindi në Shkodër. Ndoqi studimet ne Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1975 u pranua si anëtare e Partise së Punës së Shqipërisë dhe në vitin 1977 u bë komuniste. Gjatë ndryshimeve pluraliste nuk u përfshi në asnjë parti tjetër. Aktualisht është candidate për deputete në Qarkun e Elbasanit në emër të Partise së Punës së Shqipërisë.
Se pari si komuniste nuk po tregoni te vertete.Edhe ne se ka pasur raste shume te rralla qe jan fejuar qysh ne djep,bile edhe pa lindur kto jan bere ne ket menyre.Dy familje qe kishin njohje dhe donin te miqsoheshin,bjenin dakort ne se lindnin gjini te ndyshme,bile nuk shifeshin as pamja as paraqitja fizike.Per sa I perket fishekut ne paj,ka pasur ket motiv.Ne se femra nuk qendron besnike te shoqit per dy gjera.Te ruaj nderin si dhe te mos ket dore te keqe,pra te vjedhi,i jepej fisheku ne paj dhe nuk I kerkohej gjaku.E vetmja gje e mire mund te themi ishte shkollimi I detyruar.Pamvarsisht se kjo shkoll nuk hynte ne pune ne as nje vend te botes edhe po te lejohej.Shoqe komuniste Partia e punes e filloj me teriska dhe e perfundoj me talona.Partia qe ju keni ala ne zemer femrat shqiptare I ka vrar edhe shtatzan.Dine gje ti se si trajtoheshin femrat shqiptare te internuara.Dihet se 70% e popullit jetonte ne fshat dhe merrte 3 lek per dite pune.Qumshtin e merrnin me nje xhevze dyshe.Ju ftoj te jeni e sakt ne se te jepet rasti te japesh ndonje intervist,e jo sic na prrallisni dikur se do hame me luge arit.Habitem si ke guxim te flasesh perseri.Sidoqoft rroft demokracia qe ju lene te lire e nuk u kerkue dhenje llogari per krimet qe I bête kti populli.Hapja e dosjeve do behet kur te vij koha.
Une e degjova k;t; interviste ne radio dhe eshte shkurtuar shume dhe qe i ben shume pergjgije te duken ndryshe.