Pushuesit shqiptarë për të shmangur çmimet e larta të biletave në vend po u drejtohen aeroporteve fqinje, në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni….
Shqiptarëve do t’iu kushtojnë më lirë pushimet jashtë vendit nëse edhe te ne do të operonin kompanitë ajrore me kosto të ulët.
“Monopoli” i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës u kushton shqiptarëve rritje me të paktën 25% të kostos së fluturimeve.
Në këto kushte (të paktën në dy vitet e fundit) dhe të favorizuar edhe nga shkurtimi i distancave rrugore, shqiptarët kanë nisur të “përdorin” për fluturime ekonomike aeroportet e fqinjëve, kryesisht atë të Prishtinës, Shkupit dhe disi më pak ai i Podgoricës, raporton revista Monitor.
Jo rastësisht (pra falë edhe udhëtarëve shqiptarë) Aeroporti i Prishtinës arriti gjatë vitit 2013 shifra rekord të pasagjerëve, duke arritur në 1.6 milionë.
Kështu, për shembull, për të shkuar në Verona, nga Aeroporti i Prishtinës duhen vetëm 69 euro, për në Bazel 59 euro, për në Cyrih 69 euro, për në Berlin 91 euro, në Munih dhe Hanover, 79 euro, ndërsa në Shtutgart 59 euro.
Siç thuhet, çmimet janë më konkurruese në krahasim me udhëtimet që nisin nga aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas.
E njëjta situatë vlen edhe për shtetin maqedonas, ku hungarezja “Wizz Air”, ka shtuar ndjeshëm destinacionet e saj nga dy aeroportet e Maqedonisë, Shkupi dhe Ohri.
Kjo kompani operon vetëm nga Shkupi me 14 destinacione europiane.
Nga aeroportet e Malit të Zi ofrohen më shumë fluturime nga shoqëritë me kosto të ulët.
Më e madhja është “Norvegian airlines”, që ofron 102 fluturime dhe ndiqet nga “Airberlin dhe Niki Airlines” me 60 fluturime.
Prej disa kohësh këtu vepron dhe kompania Easyjet, që ofron fluturime drejt Londrës, që nisin nga 70 euro./b.l
tirana eshte shume shtrejte,me malin e zi eshte me lire dhe me i pershtatshem,byeee tirana jeni ngopur dhe rrjepur mjaft shqiptaret
nuk jane thjesht taksat aeroportuale, eshte dhe mungesa totale e konkurences. Dy kompanite Blue Ekspress(e kontrolluar nga shteti italian per shkak falimenti) dhe airone(pjese e alitalias) kontrollojne komplet fluturimet italo-shqiptare me cmime qe shkojne deri ne 500€ vajtje ardhje kete sezon turistik. Ju te gazetes Dita qe jeni te zote me investigime mund te informoheni pak me shume dhe te denonconi kete vjedhje ne mes te dites qe po u behet qytetareve tane.
kam prere bileten per te shtunen 26 korrik qe kushton 325 euro nga genova per tirane me airone
Shqiptaret paguajnë me shumë sepse hajdutet shqiptare duan te pasurohen brenda natës? Kemi specie hajdutesh te vecante ne?
nga Tirana eshte me shtrenjte se cdo vend tjeter europian, deri kur keshtu , pse nuk lejohen shoq low cost qe te vijne?