Pushimet sapo kanë filluar dhe krahas destinacionit tuaj, do të duhet të zgjidhni edhe mjetet e transportit. Krahas automjeteve apo trageteve, realizimi i ëndrrës suaj kësaj vere, do të kalojë edhe nga aeroportet dhe linjat ajrore. Pikërisht këtu, nis edhe fobia e një pjese të madhe të udhëtarëve, frika nga fluturimet. Më shumë se kurrë psikologjia i dedikohet në këto muaj, këshillave për të përballuar suksesshëm një udhëtim ajror. Mbani shënim dhe udhëtimi juaj do të jetë më i lehtë!
Përcaktoni shkakun!
Sipas psikologëve, frika e fluturimit është në të vërtetë një miks ankthesh, që provokon stresin e vërtetë. Ju mund të trembeni nga turbullirat, përplasjet, lartësitë, vendet e mbyllura dhe pikërisht duke identifikuar shkaktarin, mund të krijoni imazhin e saktë të frikës suaj. Duke bërë këtë, ju mund të praktikoni sjellje terapeutike, si ato të relaksimit apo të frymëmarrjes, duke shmangur në kohë frikën e fluturimit.
Ndani pritshmëritë dhe realiteti!
Shpesh ndodh të keni “frikë nga frika”. Udhëtarët kanë më shumë frikë se si do të përballojnë kontrollin dhe ankthin në situata të ndryshme. Psikologët e quajnë “ankthi paraprak”. Mënyra e duhur për ta përballuar atë është shmangia e emocioneve, si dhe mbështetja në llogjikën se, ankthi fillestar do të largohet me stabilizimin e lartësisë së avionit.
Mos shmangni fluturimin apo fikën tuaj!
Fika juaj mund të kthehet natyrshëm në pozitivitet në bordin e avionit. Si fillim, mendoni “kam frikë” e më pas “mund t’ia dal mbanë”. Kështu, për ta kapërcyer plotësisht ankthin duhet të jeni të gatshëm për të përjetuar stresin, hapi më i rëndësishëm drejt vetëbesimit.
Qëndro në të tashmen!
Çelësi për menaxhimin e ankthit është duke qëndruar më afër të tashmes. Mjaft i përsëritët vetes “po sikur të rrëzohet avioni?” Largoni idenë se çfarë mund të ndodhë gjatë udhëtimit, por fokusohuni tek ajo që ju rrethon. Shkëmbeni disa fjalë me bashkëudhëtarin tuaj apo me stafin e fluturimit, pasi bisedat e përgjithëshme, lidhin me të tashmen dhe japin siguri. Muzika, librat, puzzle apo fjalëkryqet, janë elemente shtesë që, gjithashtu ju ndihmojnë.
Menaxhoni frymëmarrjen!
Ankthi shkakton kaos edhe në fizikun tuaj. Prandaj, për të shmangur rrahjet e shpeshta të zemrës, djersitjen e ftohtë e të tjera si këto, kryeni frymëmarrje të thella nëpërmjet diafragmës. Kjo do relaksojë muskujt, përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe hiperventilimin e trupit tuaj.
Shko me rrymën!
Mos tentoni të bëni lëvizjen e kundërt të avionit. Lëreni trupin tuaj të ndjek turbullirat edhe kur janë të forta. Psikologët këshillojnë të evitoni kafeinën dhe ushqimin e tepërt përpara udhëtimit.
Kontroll mekanik dhe zanor
Informacioni i përgjithshëm mbi fluturimet ajrore, konsultimi i elementëve të sigurisë, si dhe statistikat mbi avionin, do t’ju ndihmojë në përballimin e ankthit tuaj. Dija është fuqi!/A.V
Sa te te leshojne ndonje raket……….ene mos ki frike pastaj,hipni hipni….