Fluturon, fluturon… Argita Malltezi

anazapta

Vajza e ish-kryeministrit, Argita Malltezi, është duke bërë pushime luksi në Turqi. Këtë gjë nuk e themi ne, por  Dasara, vajza e saj.  Të enjten, nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, ajo tregoi veten, nënën e saj, motrën dhe vëllanë, që janë bërë gati për të… fluturuar. Kjo pasi Argita nuk shkon me këmbë në plazh, por me teleferikë. Nga hoteli për të zbritur në  breg të detit i është vendosur një rrëshqitëse, e cili mundëson që familja jo vetëm të përjetojë një  adrenalinë, por edhe ta shohë nga lart gjithë resortin ku është akomoduar. Kjo video e postuar të enjten dje ishte… fshirë. Siç duket, Gita i ka thënë vajzës: hiqe atë se na fëlliqe. Por para se Dasara ta hiqte, ne siguruam provat dhe siç shihni në foto, Argita është bërë gati për fluturim.  Në një tjetër postim, super mbesa e Berishës thotë se ka frikë se mund të thyejë qafën, ja këtë do të thoshim edhe ne; shijojini pushimet, por kujdes…

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *