FMN-Athinës: Shkurtoni vende pune nëse doni të ardhura

anazapta

FMN i kërkon Athinës të fillojë menjëherë zbatimin e masave të ashpra antikrizë, të cilat priten të shoqërohen me debate politike në shtetin fqinj. Kërkesa e institucionit ndërkombëtar vjen vetëm dy ditë pas miratimit të ndihmës prej 3.24 miliardë euro për të rimëkëmbur ekonominë greke.

Në këmbim të kësaj ndihme, FMN kërkon shkurtimin e 25 mijë vendeve pune nga administrata civile. Pavarësisht se raporti mbi të cilin bazohet kërkesa titullohet Greqia mbërriti në rrugën e duhur”, në të kërkohet me ngul shkurtimi i vendeve të punës dhe privatizimi i pasurive shtetërore.

“Shkurtoni vendet e punës dhe privatizoni pasurinë shtetërore nëse doni të keni të ardhura”, thuhet në raport. Greqisë i kërkohet reduktimi me 25 për qind i borxhit publik, gjë që nëse nuk bëhet nëpërmjet këtyre masave, sipas ekspertëve do ta bëjë shtetin të varur nga FMN-ja për shumë vite të tjera.

Ndërkohë, kërkesat për shtrëngimin e masave ekonomike janë përkthyer në debate në radhët e politikës greke. Radikalët e majtë  po i shohin kërkesat e FMN-së si  një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të një shteti.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *