FMN: “Brexit” do shkatërronte Europën

Elton Tafaruci

“Pa një aksion të vendosur për të forcuar rritjen, papunësia dhe niveli i borxhit do të rriten, duke e lënë Eurozonën të dobësuar dhe në rrezik stanjacioni”.

E konfirmon FMN-ja, e cila thekson gjithashtu se Eurozona është përforcuar, por nuk duhet të kënaqet, sepse perspektiva nuk duket optimiste.

“Përçarjet dhe tensioni që mund të shkaktojë largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, do të shkaktonte një spirale pasigurish për të ardhmen e Eurozonës”, vijon më tej raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

FMN përmend edhe një përshkallëzimin e krizës së emigrantëve, ku përçarjet politike mes vendeve të BE-së, do të shtonin kontrollet në kufij, duke rrezikuar edhe lirinë e lëvizjes në tregun e përbashkët.

“Duhet një aksion i përbashkët dhe i fortë për të qetësuar euroskepticizmin dhe ringjallur besimin në zonën monetare”, shkruan “FMN” në pjesën e raportit për monedhën e përbashkët të Unionit.
Britania voton në referendumin e 23 qershorit nëse do vazhdojë të qëndrojë në BE apo largohet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *