Situata ekonomike e Shqipërisë sipas BB dhe FMN

redaktor

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë publikuar dje raportin e sistemit financiar për vendin tonë. Sipas këtij raporti të realizuar nga ekspertë e dy institucioneve ndërkombëtare theksohet se “edhe pse Shqipëria e përballoi krizën e vitit 2008 relativisht mirë, ekonomia është e dobët, çekuilibri makroekonomik është i madh dhe sektori financiar përballet me disa risqe”. 

Në raport vërehet se “politikat zbutëse kanë shterruar, ndërkohë që një pjesë  e madhe e borxhit publik afatshkurtër përmban risqet e rinovimit. Me tregtinë dhe lidhjet e forta me zonën EURO, ekonomia është e ndjeshme dhe ndaj rreziqeve të jashtme”. Sipas ekspertëve të Fondit Monetar dhe Bankës Botërore disa tipare të sektorit bankar shqiptar e rrisin dobësinë e tij kundrejt goditjeve. 

“Bankat zotëerojnë sasi të mëdha të bondeve të emetuara nga qeveria gjë e cila i ekspozon ndaj humbjeve të konsiderueshme, në rast të rivlerësimit të cmimit të borxhit. Bilancet sipas raportit janë përkeqësuar për shkak të rritjes së shpejtë të kredive të këqia dhe rënia e fortë e përfitueshmërisë lë pak vend për t’u përballur me goditjet.

Kreditë e këqija mbeten problem për bankat

Po kështu në raport konkludohet se borxhi publik afat-shkurtër i qeverisë paraqet gjithashtu një risk për financat në vend. Me një tregti të ndikuar nga euro, ekonomia është gjithashtu e ndjeshme ndaj rreziqeve të jashtme . Sipas Fondit, sektori bankar sot është më i ndjeshëm nga goditjet për shkak se bankat po mbajnë sasi të mëdha të obligacioneve qeveritare që mund të shkaktojë humbje të ndjeshme për to në rast se zhvlerësohet borxhi publik. Bilancet e bankave janë përkeqësuar , si rezultat i një rritje të shpejtë të kredive me probleme. Lidhja e fortë e institucioneve financiar me borxhin e qeverisë duket se paraqet sfida të reja për këtë sistem. Dobësitë në banka janë konfirmuar nga stress-teste. Në skenarët ekstremë makroekonomikë, bankat pësojnë humbje nga kreditë, tregu dhe borxhi publik, dhe të paktën gjashtë banka  (që përfaqësojnë 21 për qind të aseteve të sistemit bankar në Shqipëri) mund të gjenden në mungesë kapitali. Testet e ndjeshmërisë gjithashtu tregojnë se një zhvlerësim i lekut do të përkeqësonte cilësinë e portofolit të huave dhe se rreziku do të rritej. Për të përmirësuar situatën FMN këshillon qeverinë që të ulë nivelin e kredive të këqija në sistem, të pakësojë rreziqet nga investime në letrat me vlerë, të ulë ekspozimin e ekonomisë ndaj euros dhe të përmirësojë mbikqyrjen e insitutcioneve financiare jo-banka.

 

Share This Article
2 Comments
  • Drejt, bile duhet te permendet rasi i djeshem ku nje furgon me sallam dhe patate u perplas ne rrugen tirane- durres ku per pasoj firma nuke pati humbje se e mlodhi gjithe sallamin pergjate rruges dhe tani shittet me cmim me te ulet si rezultat i daljes nga kondomi.

  • PSE ASNJE FJALE PER PRODHIMIN SHQYPTAR?

    si baza kryesore per rritjen e GDP-se per fryme qe ka ne VEND NUMERO qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes.

    Ndryshe do te mendonim nga ky raport se FMN po kerkon me si te rimbursoje mbrapsh sa me shpejt borxhin qe do te leshoje per Shqypnine e telendisur me formula krejt burkoratike dhe per kete arsye e shikon Shqypnine sic e sheh KUFOMEN ne morg nje mjek ligjor, nderkohe qe vendi yne eshte akoma GJALLE dhe jetik dhe i duhet me teper nje mjek per ta mjekuar dhe sheruar dhe per kete arsye ky sherim nuk vjen nga raportet me llafollogji boshe te burokrateve te FMN-se, por nga prodhimi yne kombetar kryesisht nga sektori privat dhe sa me pak nga ai shteteror kusar dhe lakmitar, prodhim qe te mbaje vulen Made in Albania me TVSH te larte per buxhetin e shtetit, por per kete duhet BYTHE dhe PUNE dhe jo llafollogji boshe me raporte burokratike per te imituar veprimtari, PRODHIM ky qe kishte filluar te hedhe hapat e sigurta:

    PERPARA SE ENVER HOXHA TE MBILLTE MURTAJEN BOLSHEVIKE NE TROJET TONA.

    semundje qe vuajne deri me sot shqyptaret dhe qe e ka transformuar Vatanin si nje KUFOME morgu te ciles FMN-ja po i ben ekspertizen si nje mjek ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *