Raporti i FMN: Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet ndjeshëm në 2019

DITA Online

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me 3.7% në vitin 2019, duke u ngadalësuar ndjeshëm në raport me 2018-n, ku rritja vlerësohet në 4.2%. Statistikat e reja të FMN-së janë publikuar në raportit e sotëm të “Pasqyrës Ekonomike Globale”. Lajmet nuk janë të mira as nga ekonomia globale dhe sidomos ajo europiane, nga e cila ne varemi dukshëm, teksa FMN pret që rritja të jetë më e ulët për 70% të globit. Italia, drejt të cilës shkojnë gati gjysma e eksporteve shqiptare pritet të rritet me vetëm 0.1% në 2019-s, sipas FMN-së, duke e ulur pritshmërinë me 0.5 pikë përqindje në krahasim me raportin e janarit.

Për Shqipërinë, në krahasim me raportin e tetorit, FMN ka rritur vlerësimin për ekonominë në  2018-n, nga 4 në 4.2%, ndërsa ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë për 2019-n.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, rritjen më të madhe në 2019-n pritet që ta ketë Kosova, me 4.2%, më pas renditet Shqipëria me 3.7%, Serbia me 3.5%, Bosnja me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 3% dhe Mali i Zi me 2.8%.

Për Turqinë, FMN parashikon një rritje negative prej -2.5%, ndërsa nga vendet e Europës Lindore, performancën më të mirë pritet që ta ketë Polonia, me 3.8%.

Në afat të mesëm, FMN nuk është shumë optimiste për zgjerimin ekonomik të vendeve të rajonit. Ekonomia shqiptare nuk pritet të rritet më shumë se 4% deri në vitin 2024, së bashku me atë të Kosovës, ndërsa për shtetet e tjera, shifra do të variojë midis 2.9 dhe 3.8%.

Sipas institutit shqiptar të statistikave, INSTAT, në vitin 2018, sipas vlerësimeve paraprake, ekonomia e vendit u rrit me 4.06%, duke u përshpejtuar në raport me 3.8% vitin e mëparshëm. Rritja ishte mbi 4% në tre tremujorët e parë, për shkak të performancës së energjisë, që rriti prodhimin e ndikuar nga moti me reshje, ndërsa në të katërtin, kur ishte thatësirë, treguesi u ul ndjeshëm në 3.1%. Për shkak të mungesës së efektit të energjisë dhe ngadalësimit të investimeve, teksa dy projektet e mëdha gazsjellësit TAP dhe HEC i Devollit janë drejt mbarimit, institucionet ndërkombëtare presin që ekonomia të ngadalësohet në 2019-n.

Projeksionet globale, FMN pesimiste

Një vit më parë aktiviteti ekonomik po përshpejtohej pothuajse në të gjitha rajonet e botës dhe ekonomia globale parashikohej të rritet në 3.9 për qind në 2018 dhe 2019. Një vit më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar, thekson FMN në raportin e “Pasqyrës Ekonomike Globale” të muajit prill: shkallëzimi i tensioneve tregtare mes SHBA-Kinë, stresi makroekonomik në Argjentinë dhe Turqi, problemet me sektorin e automobilave në Gjermani, politikat më të forta kreditore në Kinë dhe politika e shtrënguara financiare, kanë kontribuar në një zgjerim ndjeshëm më të ulët global, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit 2018. Me këtë dobësi që pritet të vazhdojë në gjysmën e parë të vitit 2019, FMN parashikon një rënie të ritmeve të rritjes në vitin 2019 për 70 për qind të ekonomisë globale.

Rritja globale, e cila arriti kulmin në afro 4 për qind në 2017, u zbut në 3.6 për qind në 2018 dhe parashikohet të bjerë më tej në 3.3 për qind në 2019. Megjithëse një zgjerim global prej 3.3 për qind është ende i arsyeshëm, perspektiva për shumë vende është shumë sfiduese, me pasiguri të konsiderueshme në periudhën afatshkurtër, sidomos kur normat e rritjes në ekonomitë e pëparuara po konvergojnë drejt potencialit modest të tyre afatgjatë.

FMN pret një përmirësim të ekonomisë globale në gjysmën e dytë të 2019-s dhe përshpejtim në 3.6% në 2020.

Euro zona

Eurozona u ngadalësua më shumë se sa pritej, thotë FMN, si rrjedhojë e një kombinimi faktorësh (1) dobësimin e besimit të konsumatorit dhe të biznesit; (2) vonesat që lidhen me futjen e standardeve të reja të emetimit të karburantit për automjetet me naftë në Gjermani; (3) pasiguria e politikës fiskale, rritja e diferencave të interesave sovrane dhe ngadalësimi i investimeve në Itali; dhe (4) protestat në rrugë që penguan shitjet me pakicë dhe ndikuan shpenzimet e konsumit në Francë. Rritja e shqetësimeve për një Brexit pa marrëveshje ka të ngjarë gjithashtu të peshojë mbi shpenzimet e investimeve brenda zonës së euros. Pas një rritje të dukshme në vitin 2017, eksportet e ekonomive të Eurozonës u ngadalësuan ndjeshëm, pjesërisht për shkak të tregtisë së dobët brenda zonës së euros, gjë që përkeqësoi më tej besimin e dobët në të gjithë zonën e monedhës së përbashkët.

Zona Euro pritet të rritet 1.3% në 2019-n, duke e ulur pritshmërinë me 0.3 pikë përqindje, sipas FMN.

v.l. Dita

Share This Article
13 Comments
  • Cfare thoni o ju te FMN-se?
    Po a nuk e dini ju se Shqiperia ka kryeministrin me te sukseseshem ne Europe aq sa e kerkojne edhe skuadra (me falni) shtete me te fuqishme per ta blere (me falni ,emeruar)?
    Po ju akoma nuk e dini se Shqiperia ka sot 100 fshatrat turistike,pavaresisht se jane te braktisur?
    A nuk e keni marre vesh ju se Rama ka mbushur qeverine,partine,administraten me me shume femra se sa kane te gjithe shtetet e botes?
    Po ju akoma nuk e keni marre vesh se Rama do ndertoje trenin elektrik Tirane Durres dhe se shpejti do te ndertohet qendra me e madhe e informacionit ne Europe?
    Po ju akoma nuk e keni marre vesh se pensionistet shqiptare i kane kerkuar qeverise te mos ua rrite pensionet,,te mos kompesoje ushqimet,te mos u jape falas transportin urban etj vetem qe qeveria te mos demtohet ekonomikisht?
    Po akoma ju nuk keni marre vesh se po iku Rama nuk ka kush e drejton qeverine ketu,se ne PS nuk ka dale deri me sot asnje personalitet i afte qe ta konkuroje Ramen…..se Rama nuk ka lene njeri te afirmohet?
    A nuk e dini ju se cfare veshtiresish ka Rama se i duhet te shkoje vete ne te gjithe takimet neper Shqiperi,ne festat e bostanit,te preshit,te hudhres,te qejfit,te nderimit per tradhetaret e kombit,por nuk ka patur kohe te nderoje Konferencen e Pezes?
    Akoma nuk e dini ju se se shpejti Sheshi “Skenderbej” do te shpallet si arkitektura me e sukseseshme ne bote,vetem se jane mbjelle aq shume FERRA dhe peme te thara sa asnje mi apo lepur nuk rri dot se nuk ka ku fshihet nga vapa!
    Hiqeni kete njoftim dhe kerkoni ndjese se po beni punen e opozites!
    Ne se doni te vertetoni suksesin e qeverise ,takoni ministren “KOT”, Spiropali,se ajo meqenese nuk ka cfare ben mund t’u sqaroje tamam!

    • Ironia e Laureshes si ironia e Zigur Karrit. Ik o Lauri bej ndonje blow-job se per ate je masterizuar neper bodrumet e Kristalit dhe UFO-ve.

  • Nuk na intereson shume,

    po nxorret ndonje lajm per enverin, apo edverin

    komentet lum,

    per buke e uje, kemi plot nuk kemi nevoje.

    rrofte populli shqipetar,

    trim dhe heroik

      • Mor palaco, une nuk jam mireli qe po te pergjigjem,
        po a ke moter, mama,vajze,gjyshe,teze,familje,soje e sorollop, mor degjenerate mi kanalesh,po sikur ta lexonin ato komentin tend,si do te vinte ty o funderine

        • Ti do jesh motra e mirelit d.v baxhelle kryebordelliste Vicidolit. Pse ben sikur ste pelqeu…

          • Ju te Rilindjes na fshini bythen mire..me gjuhe bile. Me gjithe motren e fis, me rradhe.
            Po kjo kurva mediatike duket qe eshte shume e nderzyer. E njejta plere, enter..syri..une..eliqiiri..nuk rri dot pa u perlyer me bolet e Ramutit.
            Funderine rrugesh

  • Ekonomia shqiptare sot eshte ne gjendjen e saj me te rende gjate tranzicionit. Financat tregojne qarte kete deshtim total. Eshte nje Borxh publik te 80% si kurre me pare. Ekonomia e rrenuar nga praktikat e gabuara te nje qeverie qe per Kryeminister ka nje injorant total ne ekonomi, qe per zv. Kryeminister ka nje Brace gazetar qe nuk kuis me per Borxhin publik, dhe qe per Kryetar te komisionit te ekonomise ne parlament ka ate ish-ministrin pergjegjes per kete deshtim total ne ekonomi, mesuesin e anglishtes Ahmetaj. Kurre me pare nuk ka ngjare qe nje qeveri te drejtohet nga nje shpure qe nga njohurite ekonomike ka nivelin ZERO.

    • Doli ky imbecili i Shqupit me nickname Ekonodhjerri qe i eshte thyer lapsi nga qe i meson arithmetike Lulash Sumqimit 7X 7 = 42. Dhe mbeten shqiptaret tu mesosh ti ekonomine o zgjyre e zgjyrave.

      • Shqiptaret nuk kane nevoje per ti mesuar kush ekonomi se leksion per renien ekonomike te familjeve te tyre ka 6 vjet qe ja jep Rama qe nga ekonomia kupton sa merr vesh gomari nga muzika.

  • Keta te FMN-se jane Kazani i Saliut dhe SHQUP-it, ne lajmet e sakta i marrim vetem nga Ben perkthyesi i zhenive te rilindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *