Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbajti gjatë Janarit shtatë tatime për të miratuar dokumente vlerësimi për shtete të ndryshëm, por Shqipëria nuk figuroi askund.
Në konferencën e fundit të mbajtur në 10 Nëntor 2015 u lakua fakti se Janari do të ishte muaji kur Bordi do të votonte për raportin që bën misioni që vjen në Shqipëri mbi përmbushjen e detyrimeve.
Janë të gjitha ato detyrime që lindin nga marrëveshja trevjeçare dhe që përfshin edhe një ndihmë financiare. Këstet që duhet të disbursohen këtë herë janë ai i pestë dhe i gjashtë.
Në konferencën e Nëntorit ministri i Financave Shkëlqim Cani me nota deri diku ironike do të sqaronte mediat se Shqipëria nuk mund të mbledhë bordin jashtë radhe ndaj do të pritet janari.
“Nuk shtyhet asgjë për në Janar, e vetmja e keqe që mund të gjeni është që në Janar mblidhet bordi i FMN. Shqipëria është një vend me shumë rëndësi në glob, por jo aq sa ta mbledhë bordin jashtë radhe, kështu që do presim kur të mblidhet. Ajo që vlen për këtë takim është që ne ramë dakord që t’i propozojmë bordit për dakordësi dhe ata të marrin vendimin për t’ i dhënë të dy këstet e radhës, nuk ka asnjë shtyrje” do të shprehej Cani, shkruan Scan.
Por ja që Janari iku dhe në fakt Shqipëria nuk u fut në axhendë. Vende të tjera më të rëndësishme si Gana, Tanzania, Ruanda, apo Maroku kanë qenë në radhë më herët. Sakaq ka nisur edhe publikimi i kalendarit për diskutimet e para në Shkurt ku vetëm në mbledhjen e datës 5 pritet që Bordi të fokusohet në shtete si Zelanda e Re, Santa Luçia apo Fixhi.

Ketij Qim Cankes edhe ironia i duhet se “te ardhurat na i grumbulloi”, borxhin publik na e thelloi, deficitin tregtar na e shtoi dhe bagetine na e shumoi.
Medet Rilindje ku shkon me keta sahanlepires…