Fondi Monetar Ndërkombëtar jep alarmin lidhur me nivelin e borxhit publik në Shqipëri, ku deklaron se borxhi ka arritur tavanin e lejuar, duke u listuar në ndër më të lartit në rajon.
“Pabarazitë fiskale janë në rritje. Në gati 60 për qind, borxhi PBB ka arritur tavanin statutor dhe është ndër më të lartat në rajon. Të ardhurat tatimore janë trend në rënie, pjesërisht për shkak të kushteve ciklike, ndërsa shkurtimet e shpenzimeve shumica kanë qenë të përqendruar në kryeqytet. Nevojat janë të larta më shumë se gjysma e borxhit publik është afatshkurtër”thuhet në raport.
Më tej sipas FMN, Ekonomia e Shqipërisë ka pësuar ulje gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2012, duke rënë 8 vende në Indeksin e Doing Business të Bankës Botërore.
“Shqipëria ka shmangur me sukses një ngadalësim ekonomik rëndë që nga viti 2009, por me problemet e zonës euro , ekonomia është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme në gjysmën e parë të vitit 2012. Rritja e kredisë ra ndjeshëm në mes të janarit dhe gushtit, duke dobësuar besimin si tek konsumatorët ashtu dhe investitorët. Inflacioni ka qenë i ulët dhe relativisht i qëndrueshem. Deficiti i llogarisë korente ka filluar të përshtatet në llogari të importeve, por ende mbetet e lartë. Ekspozimi ndaj eksporteve dhe remitancave në Greqi dhe Itali mbart rreziqe afatshkurtra” thuhet ndër të tjera në raportin e FMN-së.
Përballë kësaj situate FMN kërkon nga Shqipëria që të gjejë zgjidhje për problemin e pronave për rritjen e investimeve. Po kështu FMN thekson se duhet të përshpejtohen reformat strukturore në shumë fusha për të nxitur rritjen.