FMN: Mbledhja e detyrimeve tatimore të bëhet me drejtësi

Saimir Lleshi

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përmbyllur sot misionin e radhës në Tiranë, duke deklaruar se bisedimet me qeverinë shqiptare kishin qenë produktive.

Kryetarja e këtij Misioni, Anita Tuladhar tha se kishte kërkuar nga qeveria duhet të trajtonte me drejtësi vjeljen e taksave.

“Përmbushja e detyrimeve tatimore është shumë ë rëndësishme. Zgjerimi i bazës së tatueshme është e rëndësishme gjithashtu. Këto masa duhet të shihen me drejtësi. Ne i kemi kërkuar qeverisë që të ndjekë praktikat më të mira ndërkombëtare në luftën kundër informalitetit” tha shefja e Misionit të FMN-së në konferencën përmbyllëse gjatë rishikimit të pestë dhe të gjashtë të marrëveshjes me Shqipërinë.

Përfaqësues të FMN-së thanë se programi ekonomik po shkon sipas planit, duke shtuar se parashikimi i rritjes për vitin e ardhshëm do të jetë 3-3.5 %.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm i rakorduar me FMN-në nuk parashikohet rritja e taksave.

“Nuk rrit taksat, por mund ti ulë ato në sektorë kyç, si në bujqësi apo material porositësi, turizmi etj”, tha Cani.

Ai pohoi se ulja e të ardhurave tatimore këtë vit vjen për shkak të faktorëve të jashtëm. “Ka rënie të konsiderueshme të çmimeve të naftës, mineraleve. Kemi norma më të ulëta interesi dhe ka ristrukturim të ekonomisë dhe rritje të prodhimit vendas, zhvillime të dëshiruara për ekonominë, por ndikim në të ardhura. Efekti i tyre do të zbehet në ujërat e mbetur, nga reforma në energjetike dhe antiinfomaliteti”, tha ministri.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kërkoi nga klasa politike që të angazhohet për përmirësimin e klimës së biznesit. “Pasiguria e biznesit  është arsyeja kryesore për kreditimin dhe konsumin. Duhet një konsensus politik për të përmirësuar klimën e biznesit. Kemi një plan masash për uljen e kredive me probleme dhe përmirësimin e regjistrit të kredive”, tha Sejko. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *